|
|
 |
| Lajme nga Maqedonia |
|
| Fillon sot kthimi i azilkėrkuesve nga Belgjika |
Shkup, 10 mars - Sot nė mėngjes janė nisur autobusėt e parė me azilkėrkues nga Belgjika nė Maqedoni dhe Serbi, tė cilėt autoritetet belge i kthejnė nė bazė tė marrėveshjes pėr readmission midis Brukselit dhe Shkupi.
Qėndrimi i zyrtarėve belgė ishte shprehur qartazi gjatė qėndrimit nė Maqedoni lidhur me kėrkimin e azilit nė kėtė shtet.
Sekretari belg i shtetit pėr emigracion dhe azil, Melchior Ėathelet gjatė vizitės qė dje i bėri komunės sė Likovės, ftoi banorėt e atjeshėm qė tė mos shohin si zgjidhje largimin dhe kėrkimin e azilit nė Belgjikė. Ai porositi banorėt e fshatrave tė Likovės, tė cilėt po kėrkojnė azil nė shtetin e tij, se duhet tė kėrkojnė qė shteti tė investojė nė kėtė rajon. Banorėt e kėtushėm duhet tė dinė se duke ardhur nė Belgjikė nuk do tė ketė punė apo strehimin, ata janė vetėm viktima, do tė investojnė para, por nuk do tė kenė pėrfitime dhe do tė duhet tė kthehen pėrsėri nė Maqedoni, ka thėnė Ėathelet
Edhe kryeministri belg Yves Leterme ishte i prerė nė qėndrime rreth mundėsisė qė ndonjė qytetar nga Maqedonia tė marrė azil politik pėr arsye ekonomike nė shtetin e tij. Ju e dini se vendi im ėshtė ballafaquar me njė fluks tė konsiderueshėm tė azilkėrkuesve, veēanėrisht nga rajoni i Kumanovės dhe Likovės qė kėrkojnė azil politik. Ne mirėpresim pėrpjekjet e autoriteteve maqedonase qė tė merren me kėtė situatė. Porosia ime ėshtė qė informacioni qė shpėrndahet nė pjesėt veriore tė vendit pėr politikėn e migracionit belg krejtėsisht tė pasakta. Vendi im nuk jep azil politik pėr refugjatėt ekonomikė dhe pėr kėtė arsye nuk ka kuptim pėr tė udhėtuar nga Maqedonia nė Belgjikė, pėr tė kėrkuar statusin e refugjatit politik, tha Leterme.
Gjatė ditėve nė vijim do tė kthehen qindra azilkėrkues, ndėrkohė vala e refugjatėve drejt Belgjikės ėshtė ndalur.
/ Zhurnal /
|
Editor: N.M. publikuar mė 10.03.2010 08:14 |
|
|
|
Të gjitha të
drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të
rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve
dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim
të portalit « Zhurnal ».
Çdo përdorues publik i
përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga «
Zhurnal » rrezikon të ballafaqohet me ligjin. |
|
| 4763 herė i lexuar |
Send to friend |
Print |
|
|
|
|
|
|
|
|
|
|