Lushnje 10 Mars - Njė difekt nė linjėn e tensionit tė lartė 110 kilovolt nė Lushnje la 12
orė pa energji elektrike qytetin dhe zonat pėrreth. Shkak i avarisė u
bė kėputja e telave tė transmetimit, si pasojė e motit tė keq dhe erės
sė fortė. Mungesa e energjisė elektrike bėri qė shėrbimet publike tė
paralizohen, ndėrsa spitali i qytetit pezulloi punėn, veē rasteve
urgjente.
Edhe pse njė objekt i rėndėsisė sė veēantė sistemi i furniszimit me
energji tė kėtij spitali ėshtė i njejtė me atė tė abonentėve familjarė.
Gjeneratori ekzistues pėrdoret nga autoritetet spitalore vetėm pėr
ndėrhyrjet e domosdoshme kirurgjikale. Ndėrkaq mungesa e energjisė
elektrike u shtri gjatė paradites edhe nė qytetin e Fierit dhe Durrėsit.
Nė dy portet mė tė mėdha ne vendit, atė tė Durrėsit dhe Vlorės,
dallgėzimi i detit arriti nė 6 ballė, duke krijuar vėshtirėsi nė
ankorimin e trageteve. Zonat veriore dhe ato juglindore kanė patur njė
ulje tė ndjeshme e temperaturave tė shoqėruara me ngrica dhe reshje
dėbore, ēka ka shkaktuar jo pak probleme nė disa akse rrugore. / Zhurnal /
Të gjitha të
drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të
rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve
dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim
të portalit « Zhurnal ».
Çdo përdorues publik i
përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga «
Zhurnal » rrezikon të ballafaqohet me ligjin.