Tirane 14 Mars - Bashkimi Europian i ka bėrė dje njė apel ultimativ politikės shqiptare
qė tė zgjidhė krizėn politike deri brenda datės 18 mars, nė tė kundėrt vendi do
tė pėrballet me pasoja serioze nė proceset integruese tė tij.
Kėtė qėndrim e shprehėn pėrfaqėsuesit e vendeve tė BE-sė nė vendin tonė, gjatė
organizimit tė punimeve tė Komitetit tė Stabilizim - Asociimit, i cili mbėrriti
dje nė Tiranė, i kryesuar nga drejtori pėr Ballkanin Perėndimor, Pierre Mirel,
dhe ku merrnin pjesė ambasadori i Spanjės nė Shqipėri, Manuel Montobio,
ambasadorja e Britanisė sė Madhe, Fiona McIwham, si dhe ambasadori i Komisionit
Europian, Helmut Lohan.
Mirel Duke pėrshėndetur kthimin e opozitės nė Parlament pas gjashtė muajve
bojkot, Mirel vuri nė dukje se shqyrtimi nga Komisioni i Ligjeve, tė nismave tė
PS-sė duhet tė ēojė nė njė qėndrim konstruktiv. "Para sė gjithash ishte bojkoti
prej gjashtė muajsh i Parlamentit, tani ne mirėpresim atė qė ndodhi sė fundmi,
kthimin e anėtarėve tė Partisė Socialiste nė Parlament. Ajo qė tani ka shumė
rėndėsi ėshtė qė nga komisioni i Ligjeve tė mbahet njė qėndrim konstruktiv dhe
gjithashtu, kjo kėrkohet nga i gjithė Parlamenti", - tha dje Mirel. Ai theksoi
se, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka mundėsinė qė tė luajė njė rol
efektiv nė arritjen e njė kompromisi politik midis forcave politike. Nėse kriza
politike, nuk do tė arrihet brenda datės 19 mars, sipas Mirel, kjo do tė ishte e
pafalshme pėr Shqipėrinė dhe nuk do t'i pėlqente aspak Bashkimit Europian. Pėr
kėtė arsye, sipas drejtorit tė Komitetit, duhet gjetur sa mė parė zgjidhja e
ngėrēit politik, qė edhe Parlamenti tė funksionojė brenda normave tė tij
institucionale. "Kryetarja e Parlamentit mund tė luajė njė rol kyē, nė mėnyrė qė
tė sigurojė arritjen e njė zgjidhjeje permanente, gjė qė ėshtė shumė e
rėndėsishme tė arrihet deri nė 18 mars. Mua do tė mė dukej e pafalshme, nėse nė
datėn 19 nė vizitėn e parė tė komisionerit pėr Zgjerimin, nuk do tė jetė arritur
njė zgjidhje. Mendoj se nuk do tė na pėlqejė kjo, prandaj mendoj se duhet tė
kėrkohen tė gjitha rrugėt pėr gjetjen e kompromisit, nė mėnyrė qė tė arrihet njė
zgjidhje e pėrhershme deri nė datėn 18 mars nė mėnyrė qė Parlamenti tė
funksionojė siē duhet", - u shpreh ai. Mirel mbajti tė njėjtin qėndrim edhe
gjatė konferencės sė pasdites sė djeshme, sė bashku me ministren e Integrimit,
Majlinda Bregu. Mirel evidentoi faktin se diskutimet dhe shqyrtimet nė
Komisionin e Ligjeve, duhet tė ēojnė nė njė marrėveshje politike, qė Shqipėria
tė tregojė realisht nėse ka njė demokraci tė pjekur. Ai kėrkoi qė me mbėrritjen
e komisionerit Fule kjo situatė politike duhet tė jetė qartėsuar pėrmes
vendosjes sė kompromisit politik. "Prandaj kėrkesa ime pėr kėtė komision do tė
ishte qė tė gjendeshin zgjidhjet qė do tė ēonin nė marrėveshje apo nė njė
konsensus, i cili ėshtė thelbėsor qė Shqipėria tė tregojė qė ėshtė njė demokraci
e pjekur. Ne shpresojmė qė zgjidhja tė gjendet pėrpara datės 18 mars dhe pėr
kėtė themi qė do tė jetė edhe njė ditė e rėndėsishme. Kur komisioneri i ri pėr
Zgjerimin, Stefan Fule, tė vijė nė Shqipėri nė datėn 19 mars tė gjejė njė
situatė tė qartė dhe tė vendosur", - nėnvizoi Mirel. Pėrveē kriterit politik, i
cili mbetet ende i pazgjidhur, Pierre Mirel theksoi se nė zbatimin e plotė tė
MSA-sė, duhet tė marrė zgjidhje edhe ēėshtja e pronėsisė. Moszgjidhja e kėsaj
ēėshtjeje, sipas Mirelit, pėrbėn njė pengesė pėr ecurinė e vendit, si dhe pėr
investimet e huaja nė Shqipėri.
Montobio Po kaq i ashpėr nė deklaratėn e
tij, ishte edhe ambasadori spanjoll nė Tiranė, Manuel Montobio de Balanse, vendi
i tė cilit kryeson presidencėn e radhės sė Bashkimit Europian. Ai saktėsoi se
Bashkimi Europian kėrkon tė adresojė njė mesazh tė prerė politikės shqiptare, se
bllokimi politik duhet tė kapėrcehet menjėherė nga njė marrėveshje midis
lidershipit politik shqiptar. Montobio vuri nė dukje se konsolidimi i mėtejshėm
i Marrėveshjes sė Stabilizim - Asociimit, i procesit tė liberalizimit tė vizave
dhe pėrftimit tė statusit kandidat pėr nė BE, janė njė test qė Shqipėria ka me
institucionet evropiane dhe sipas tij, kalimi i kėtij testi fillon qė nga
zgjidhja e situatės politike. "Duhet tė fokusohemi nė sfidat e integrimit tė
Bashkimit Europian, por fillimisht duhet kapėrcyer mosmarrėveshja politike, kjo
ėshtė pika e nisjes pėr Shqipėrinė. Ne duam t'ju japim njė mesazh, ne do tė
vazhdojmė tė veprojmė, tė punojmė mbi pika konkrete tė axhendės, por kėtė mesazh
e kemi mė tė rėndėsishmin se bllokimi politik duhet tė kapėrcehet nėpėrmjet njė
marrėveshjeje midis lidershipit politik shqiptar. Kjo do tė bėnte tė mundur qė
ne tė fokusohemi nė pikat reale tė axhendės pėr Shqipėrinė, Marrėveshjen e
Stabilizim - Asociimit, kandidaturėn pėr anėtarėsim dhe liberalizimin e vizave,
dhe ne kėtė e konsiderojmė si njė test nė marrėdhėniet tona. Kėshtu qė, kjo
situatė duhet tė kapėrcehet", - qartėsoi Montobio. Komiteti i Stabilizim -
Asociimit zhvilloi kėshtu dje, takimin e tij tė parė nė Shqipėri, qė pas hyrjes
nė fuqi tė kėsaj marrėveshjeje, mė 1 prill tė vitit tė kaluar, ndėrsa javėn e
ardhshme pritet qė nė Shqipėri tė mbėrrijė komisioneri i ri pėr Zgjerimin,
Stefan Fule, i cili do tė njihet nga afėr me situatėn politike nė vend. / Zhurnal /
|