Agjencia Zhurnal.mk.

(VIDEO) Abdylfeta Alimi del nga burgu: “Liria është e shtrenjtë”

Shkup, 30 maj –  Sot përfundimisht doli nga burgu Abdylfeta Alimi, i dënuar me 6 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit. Në dalje të burgut Alimi tha se liria është e shtrenjtë, megjithatë u shpreh i shqetësuar për shokët që ka lënë në burg, për të cilët tha se njëjtë si ai janë të pafajshëm. Në dalje të burgut ai u prit nga familjarët e tij të ngushtë. I pranishëm ishte dhe ish kryetari i ASH-së Zijadin Sela.

“Me shëndet jam mirë, falënderoj familjen bashkëfshatarët, gjithë shqiptarët anë e mban e sidomos mikun tim Zijadin Sela që më ka ndej mbrapa në çdo moment. Ju falënderoj dhe juve mediave që më keni përkrah. Liria është e shtrenjtë, kam kaluar shumë kohë këtu. Vitet këtu nuk ishin të lehta por me ndihmën e Zotit i kaluam, mos e s’provovt Zoti askënd”, tha Alimi.

Video Player

Ndërkohë Sela edhe njëherë ri-përsëriti se Abdylfetait i ka borxh jetën dhe se ai tanimë është vëllai i tij.

“Kam thënë se më është shtua një mik, një vëlla, një anëtar i familjes, që nga 27 prilli. Sot ndihme si një anëtar i familjes, ndjehem i lirë ashtu siç ndjehet Fetai. Unë sot e quaj një nga ditët normale, të cilën gjatë kohë nuk e kam parë. Ndjehem dhe krenarë me pamposhtësinë dhe burrërinë e Fetait, ky burrë nuk u përul kurrë”, tha Sela.

Ndërkohë djali i Abdylfetait tha se njëkohësisht ndjehet i lumtur por dhe i emocionuar.

Related posts

Kasami nga Tearca: Ndryshim nuk ka kush që e ndal 

Xh M

PDSH Karshiakë organizoi iftar në Studeniçan, i pranishëm edhe Menduh Thaçi

Redaksia

VLEN hap shtabin zgjedhor në Tearcë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy