MEDICINA
Ilaēe popullore pėr ulcerė
Me termin ulcere kuptojme nje demtim te mukozes dhe submukozes gastrike ose duodenale (pjesa poshte stomakut, fillimi i zorres se holle) qe shkakton gerryerje te thelle te ketyre shtresave nepermjet procesit te saj inflamator, aktiv. Shpeshhere, ky acarim arrin deri ne pjesen muskulore te stomakut apo duedenit. Ulcerat zakonisht kane natyre kronike dhe perseritese

Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së ulceres, por meqenëse në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat, që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja pse ajo është më e përhapur te meshkujt.

Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave.

Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjetikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.

Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë.

Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij, ben te ditur TO.

Mjalti kishte në përbërje të tij elementë, të cilët kishin efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ky është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dizinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.

Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme, që rekomandohet për kurimin e ulcerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.

Një tjetër mundësi që na sjell mjekësia popullore është përzierja e majdanozit, grëmit dhe mustaqeve të misrit. Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kinë e shtypur dhe vezë e rrahur. Me këtë përzierje bëhen tableta, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.

Ajo qe eshte e rendesishme pas shfaqjes se simptomave te ulceres eshte vizita te mjeku specialist. Mjekimi qe duhet te merret eshte per zhdukjen e H-pylorit (bakter).

Krahas mjekimit tipik per ulceren rendesi duhet t’i kushtohet i atyre faktoreve dytesore si duhani, stresi etj. Po keshtu, keshillohet qe keta persona te mos perdorin preparatet te cilat jane te demshme per stomakun.
Keshtu nuk keshillohet perdorimi i aspirines, medikamenteve reumatizmale dhe nese keto te fundit jane te domosdoshem duhet te perdoren me nje shoqerues per te ndaluar dhimbjet e stomakut.
© ZHURNAL.mk
(8.856 herė i lexuar)     publikuar mė 02.03.201121:30 nga R.K.
KOMENTI
Emri dhe mbiemri
E-mail adresa
Komenti *
Submit code *
160
 
TOP LAJM
LAJMET MĖ TĖ LEXUARA
Get our toolbar!
Tė gjitha tė drejtat e pėrmbajtjes nė kėtė portal janė tė rezervuara.
Ndalohet ribotimi i pėrmbajtjes (lajmeve dhe tė gjitha shkrimeve tė tjera) pa lejen me shkrim tė portalit « Zhurnal ».
Ēdo pėrdorues publik i pėrmbajtjes sonė pa autorizimin e posaēėm nga « Zhurnal » rrezikon tė ballafaqohet me ligjin.