LAJME NGA MAQEDONIA
Osmani: Ja pse u injorova nga Berisha
Shkup, 9 nëntor - I pari i Rilindjes Demokratike Kombëtare (RDK), Rufi Osmani dyshon se arsyeja se pse është shlyer nga agjenda e takimeve të kryeministrit Berisha mund të jetë ndonjë “dallavere” e ambasadorit shqiptar në Shkup.

Osmani në një prononcim për gazetën “Zhurnal plus”, tregon arsyet se pse në agjendën e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha nuk është paraparë takimi edhe me të.   

“Në një bisedë para disa ditësh me Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku u konfirmua se do të realizohet takim mes meje dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, mirëpo të martën dhe të mërkurën nuk mora kurrfarë përgjigje as negative e as pozitive nga ana e ambasadorit Çejku”, deklaroi për “Zhurnal plus”, kreu i RDK-së, Rufi Osmani.   

“Mund të jetë një dallavere e ambasadorit Çejku. Nuk e kam ndjerë si ofendim personal sepse unë disa herë kam patur rast të takohem me kryeministrin Berisha. Përgjegjësia i takon ambasadorit Çejku”, theksoi Osmani duke fajësuar siç thotë se në gjithë këtë ngatërresë kanë qenë të kyçur edhe dy liderët Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

“Kështu ndodhi edhe me rastin e vizitës së kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip me çka në agjendë nuk ishte paraparë takimi i tij me mua”, deklaroi Osmani.
 
 
© ZHURNAL.mk
(104.495 herė i lexuar)     publikuar mė 09.11.201118:43 nga B.B.
KOMENTI
Adem, Tetovė, 10.04.2012, 17:40

Microsoft OLE DB Provider for SQL Server error '80040e37'

Invalid object name 'SITE_LAJKOVI'.

/content/2_MAIN.asp, line 632