Turistë italianë dhe amerikanë interes për muzeun ”Shtëpia me Gjethe”
kulture
Turistë italianë dhe amerikanë interes për muzeun ”Shtëpia me Gjethe”

Turistë italianë dhe amerikanë interes për muzeun ”Shtëpia me Gjethe”

Muzeu Kombëtar ”Shtëpia me gjethe” është ndër më të veçantët në rrjetin ballkanik të muzeve. Ky muze është kthyer tashmë në një atraksion turistik jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por veçanërisht për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Gjatë periudhës janar-mars 2019 ky muze ka mirëpritur 32,5 % më shumë vizitorë në krahasuar me të njëjtën periudhë 2018 ose 631 vizitorë më shumë.

50% e vizitorëve në 3 mujorin e parë të vitit 2019 ishin nxënës dhe studentë gjë e cila tregon se brezi i ri ka interes për të mësuar dhe parë nga afër objektet e të kaluarës së errët komuniste të vendit tonë kjo fal dhe programeve që ndërmerr ministria e Kulturës.

Vizitorët vendas në këtë muze gjatë këtij 3 mujore ishin 70% dhe 30% ishin vizitorë të huaj. Vizitorët e huaj ishin italianë, amerikanë dhe anglezë.

Vizitat e shumta në këtë muze gjenerojnë dhe të ardhura pasi turizmi është një motor zhvillimi ekonomik. Të  ardhurat nga vizitat në këtë muze u rritën me 22% më shumë krahasuar me periudhën janar-mars 2018 ose 126.850 lekë më shumë.

Numri i vizitorëve në këtë muze gjatë vitit 2018 ka qënë 17 mijë turistë, ku 10 mijë prej tyre janë të huaj dhe pjesa tjetër turistë vendas.Pra 60% e vizitorëve në këtë muze ishin të huaj dhe 40% vendas.

Ky muze, ose thesari i memorjes sonë kolektive, do vazhdojë të mbetet një atraksion kulturor dhe historik për vizitorët, pasi është një plagë që ka prekur brezin e shkuar dhe bën një panoramë informuese për brezin e ri, pasi i kushtohet njerëzve të pafajshëm që u arrestuan, internuan, torturuan dhe vuajtën dënime të rënda për shkak të përgjimeve, kontrolleve e spiunimeve gjatë regjimit komunist, shumica e të cilave kryheshin nga kjo shtëpi. /a.a/ KultPlus.com

 

© ZHURNAL 09.04.2019, 15:03 | L.E. | 381 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut