“Filigrani përtej Artizanatit”, mbahet ceremonia përmbyllëse e punëtorive të filigranit (Foto)
kulture
“Filigrani përtej Artizanatit”, mbahet ceremonia përmbyllëse e punëtorive të filigranit (Foto)

“Filigrani përtej Artizanatit”, mbahet ceremonia përmbyllëse e punëtorive të filigranit (Foto)

OJQ EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Filigrani përtej Artizanatit” ka përmbyllur ciklin tetë javor të trajnimeve të filigranit, me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore jomateriale në Kosovë.

“Filigrani përtej Artizanatit” është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, që implementohet nga UNDP dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP).

30 aplikantë të përzgjedhur nga dy thirrje publike, në mesin e të cilëve edhe pjesëmarrës nga Komunat e Rajonit të Prizrenit, gra, të rinjë dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme janë certifikuar sot në përmbyllje të trajnimit të organizuar në dy grupe punuese. Pjesëmarrësit janë aftësuar për punë në zejen e filigranit nga filigranistët e Shoqatës ‘’Filigrani’’, ndërsa 5 aplikantët më të suksesshëm do të vazhdojnë punën praktike me pagesë pranë kësaj shoqate për një periudhë 6 mujore.

Filigranistët e ardhshëm janë përshëndetur nga Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, si dhe përfaqësuesja e UNDP, Marta Gazideda. Komuna e Prizrenit përpos përkrahjes së treguar me ofrimin në shfrytëzim të lokalit në Qendrën Historike, ka premtuar përkrahje edhe në të ardhmen për aplikantët e aftësuar në zejen e filigranit.

”Filigrani përtej Artizanatit” synon të ndërtojë besimin dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve përmes një platforme për shkëmbimin e informacionit dhe njohurive. Aktivitete të tjera të përfshira në kuadër të këtij projekti, përpos Punëtorive të trajnimit mbi Filigranin dhe Programit të Praktikës, janë: Zhvillimi i kornizës strategjike, Ueb-platforma, Dokumentari mbi Filigranin dhe Panairi i Filigranit. Ruajtja e artizanateve të cilat janë nën kërcënim duke angazhuar të rinjtë dhe gratë përbën thelbin e aktiviteteve që janë duke u zhvilluar në kuadër të këtij projekti. 

Projekti i EC Ma Ndryshe “Filigrani përtej artizanatit” është financuar nga projekti “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, qe implementohet nga UNDP dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP). / KultPlus.com

© ZHURNAL 09.04.2019, 10:41 | L.E. | 342 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm