Interieri i ri i X-Classit të bën të ndihesh sikur je në një jaht luksoz (Foto/Video)
auto
Interieri i ri i X-Classit të bën të ndihesh sikur je në një jaht luksoz (Foto/Video)

Interieri i ri i X-Classit të bën të ndihesh sikur je në një jaht luksoz (Foto/Video)

Për shkak të interierit të punuar nga kompania e njohur Carlex Design për Mercedes X-Classën, do të harroni se ky model në të vërtetë është një Pick-up.

Mercedes-Benz X-Class është me të vërtetë një Pick-up unik. Jo vetëm pse ka etiketën e “yllit tre-cepësh”, por për shkak se interieri i tij është më luksoz sesa modelet tjera të të njëjtit segment.

Ajo çfarë është e bazuar në platformën që e ndan me modelet e Nissanit mund të ketë qenë refuzuar nga disa konsumatorë, por përsëri, ata të cilët kërkojnë më shumë stil dhe rehati nuk duhet të shikojnë përtej X-Classës, transmeton Koha.net. Kjo ndoshta mund të shihet më shumë te ky X-Class që është në këto fotografitë.

 

Modelin të cilin e shohim në këto fotografitë, në fakt, vjen nga punëtoria e kompanisë polake Calrex Design. Kjo kompani është bërë e njohur pikërisht për shkak se krijon interierët e jashtëzakonshëm për të gjitha llojet e automjeteve. Për këtë X-Class, ekipi nga Carlex Design vendosi të krijojë diçka që do t’i bënte pasagjerët të ndiheshin sikurse të ishin brenda një jahti luksoz.

Interieri i këtij Mercedes X-Classit përbëhet nga lëkura me ngjyrë të kombinuar (bardhë-kafe). Lëkura me ngjyrë të bardhë është e vendosur në pjesët e ulëseve, panelet e dyerve, pjesës së poshtme të maskës së kabinës dhe pjesa e brendshme e timonit, përcjell Koha.net. Ndërsa lëkura me ngjyrë të kafenjtë është e vendosur në pjesën tjetër të sipërfaqes së interierit, duke përfshirë pjesën e marshit dhe pjesën qendrore të maskës së kabinës. Po ashtu, përveç lëkurës me ngjyrë të bardhë dhe të kafenjtë, veçohen edhe disa detaje tjera nga druri.

Gjithashtu, në interier ka edhe disa detaje të veshura me lëkurë “Alcantara” me ngjyrë të kafenjtë, të tilla si pjesët e dyerve, instrument-tabela dhe rrethi i timonit. Ndërkaq, tavani është i veshur me lëkurë “Alcantara” ngjyrë të zezë.

Edhe pse Mercedes-Benz X-Class është i aftë për vozitje në të gjitha terrenet, është e sigurt se shumica e pronarëve të këtij modeli nuk do të testojnë aftësitë e tij. Sidomos jo ata që vendosin të blejnë modelin me këtë lloj interieri.

© ZHURNAL 08.04.2019, 14:50 | L.E. | 1,770 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm