Automobilat me motorët më të vegjël në histori (Foto)
auto
Automobilat me motorët më të vegjël në histori (Foto)

Automobilat me motorët më të vegjël në histori (Foto)

Që nga vitet 1920 e deri sot gjithmonë kanë qarkulluar automobila me motorë të vegjël. Edhe pse sot kompanitë garojnë për fuqi dhe motorë më të mëdhenj, në të kaluarën lajm kanë përbërë automobilat e vegjël, por që të paktën mund të funksiononin për transport.

Jo të gjithë automobilat e vegjël ishin ekonomikë dhe disa madje kishin performanca të pazakonta. “Autocar” i ka renditur disa prej automobilave të vegjël më të veçantë në histori, shkruan Koha Ditore.

Image

“Peel P50”

“Peel” mban namin e të qenit automobili më i vogël i prodhuar ndonjëherë. “P50” ka motor 49 centimetra kub, apo 0.049-litërsh. Motorë të tillë s’kanë më as motoçikletat. Modeli ishte prodhuar mes viteve 1962 dhe 1965. Forma e njëjtë e modelit “P50” është aktualisht në dispozicion me një motor elektrik dhe me opsionin me 125cc e që arrin shpejtësinë maksimale deri në 88 kilometra për orë.

Image

“Bond Minicar”

Automobili me tri rrotë, “Bond Minicar”, përdorte motor me kapacitet 122cc. Fuqia e tij ishte vetëm pesë kuaj fuqi dhe ai mund të lëvizte deri në 80 kilometra për orë. Automobili peshonte 140 kilogramë dhe motori i vogël nuk mund të bartte katër ulëse. Modelet e mëvonshme u bënë edhe me gjëra luksoze për atë kohë, si dyert, kulmi e frerët e rinj. Shoferët britanikë të pasluftës së Dytë Botërore, ishin të dhënë pas një modeli të tillë. Në mes të viteve 1948 dhe 1966 u prodhuan gati 25 mijë njësi.

© ZHURNAL 08.04.2019, 11:08 | L.E. | 598 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut