“Chopin Piano Fest”, sonte nis edicionin e 10-të
kulture
“Chopin Piano Fest”, sonte nis edicionin e 10-të

“Chopin Piano Fest”, sonte nis edicionin e 10-të

Chopin Piano Fest Prishtina këtë vit shënon edicionin e tij të 10-të me artistët më të shquar nga të gjitha edicionet. Ndërsa kur filluan këtë festival e nisën për t’ia festuar ditëlindjen e Chopin, shkruan KultPlus.Për 10 vjet, përkundër vështirësive festivali nuk u ndal. Ai u karakterizua gjithmonë me programin e pasur që ofronte, gjithashtu edhe publikun e cili ka dhënë duartrokitje dhe përkrahje në çdo edicion.

Numri i koncerteve është rritur jashtëzakonisht shumë me 16 koncerte në këtë jubilar, përpos aktiviteteve të tjera shtesë. Po ashtu vazhdon programi i nxënësve, studentëve, dhe gara për çmimin Special Chopin Piano Fest.

Sipas organizatorëve festivali e ka sjellë vërtet Prishtinë në qendër të vëmendjes së ngjarjeve kulturore të rëndësishme dhe shumë artistë, organizata, tashmë e njohin vlerën që ky festival ka krijuar.

Hapja e festivalit bëhet sonte me pianistin Giovanni Bellucci. Koncerti fillon në ora 20:00 në do Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, apo ndërtesa e ish-institutit të Historisë. Festivali do të vazhdojë me koncertet e radhës deri më datë 28 prill në po 5të njëjtin vend. Ndërsa koncerti me Filharmoninë do të mbahet në Sallën e Kuqe, ndërsa mastërklasat dhe garat për çmimin special të Chopin-it në Fakultetin e Arteve. 

© ZHURNAL 08.04.2019, 11:36 | L.E. | 3,050 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut