Holandezi thyen rekordin, 95 mijë kilometra me makinë elektrike
auto
Holandezi thyen rekordin, 95 mijë kilometra me makinë elektrike

Holandezi thyen rekordin, 95 mijë kilometra me makinë elektrike

Një holandez përmbylli në Sidnei një udhëtim me automjet elektrik prej 95 000 kilometrash në gjithë botën për të promovuar këtë model transporti përballë ndryshimeve klimatike.

Wiebe Walker përdori makinëne tij “Blue Bandit”, që ai e ka modifikuar në një automjet elektrik, duke kaluar në 33 shtete, që sipas atij është udhëtimi më i gjatë në botë me një veturë elektrike.

Iu deshën më shumë se tre vite për të zhvilluar këtë udhëtim nga Holanda deri në Australi. Udhëtimi u financua nga dhurime, që kanë kontribuar në furnizimin me energji të “Blue Bandit” si dhe për sigurimin e ushqimit dhe strehimit të shoferit të saj.

Ai ka kaluar mes Turqisë, Iranit, Indisë, Birmanisë dhe Indonezisë, një rrugë që e kishte zgjedhur nëpërmjet propozimeve që kishte marrë në faqen e tij në internet.

“Dua të ndryshoj opinionin e njerëzve, t’i frymëzoj që të përshtasin mjetet elektrike, duke treguar avantazhet e lëvizshmërisë së qëndrueshme”, shpjegoi ai.

© ZHURNAL 08.04.2019, 11:11 | L.E. | 940 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut