Rron Pllana brenda dy jave fiton dy çmime të rëndësishme
kulture
Rron Pllana brenda dy jave fiton dy çmime të rëndësishme

Rron Pllana brenda dy jave fiton dy çmime të rëndësishme

Kitaristi i ri Rron Pllana, brenda dy javësh i solli Kosovës dy çmime të para nga festivalet garuese ndërkombëtare të kitarës, shkruan KultPlus. Nën patronatin e Ministrisë së Kulturës së Bullgarisë e Bashkisë së qytetit Kyustendil, Bullgari dhe me organizim të Shtëpisë së Kulturës ‘Bratstvo 1869’ më dt. 3-6 Prill u mbajt festivali garues i 23-të me radhë i kitarës klasike. Në këtë festival morën pjesë dhjetëra garues nga vendet e rajonit dhe më gjerë të ndarë në katër kategori grupmoshash.

Në kategorinë e grupmoshave deri në 10 vjet për shkollat profesionale private me vendin e parë u shpërblye kitaristi i ri nga Kosova Rron Pllana, i vlerësuar si një talent premtues nga një juri e përbërë prej 9 anëtarësh, pedagogë dhe kitaristë të njohur nga rajoni dhe vendet evropiane si Italia dhe Hungaria.

Mirëpo ku nuk është çmimi i vetëm i Ronit, madje ai disa ditë më parë u shpërblye me vendin e parë për grupmoshat e tij edhe në festivalin ndërkombëtar të muzikës ‘Polyhymnia’ i mbajtur në Shkup më 28 mars.

Rron Pllana ndjek mësimet për kitarë klasikë në shkollën profesionale private ‘Misbah&Friends’ në Prishtinë, te mësuesi Kreshnik Berisha.

© ZHURNAL 07.04.2019, 10:57 | L.E. | 3,131 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut