Filmi kosovar “Në Mes” triumfon në Lituani
kulture
Filmi kosovar “Në Mes” triumfon në Lituani

Filmi kosovar “Në Mes” triumfon në Lituani

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Vilnius të Lituanisë në kuadër të garës së filmave të shkurtër triumfoi filmi “Në Mes” i autorit Samir Karahoda.

“Ky film është si një përrallë, të gjithë na tërhoqi ndriçimi i tij, aftësia për të shtjelluar tregimin e vet dhe tërheqjen e fuqishme kinematografike”, thuhej në motivacionin e çmimit për filmin kosovar.

Në pamundësi për të qenë prezent në ndarjen e çmimeve në Riga, Samir Karahoda u paraqit me video lidhje në Lituani dhe me këtë rast e falënderoi festivalin që e përzgjodhi filmin dhe jurinë për këtë çmim shumë të rëndësishëm.

Ky është filmi debutues i Karahodës dhe çmim i parë në karrierën e tij si regjisor.

Filmi “Në Mes” me producent Eroll Bilibanin, pas premierës botërore në Festivalin Berlinale të Gjermanisë dhe premierës rajonale në Zagreb Dox të Kroacisë u shfaq edhe në Festivalet e kategorisë A Tampere Film Festival në Finlandë, DocuDays në Kiev të Ukrainës, dhe është duke u shfaqur në GoShort të Nijmegen të Holandës.

© ZHURNAL 06.04.2019, 10:26 | L.E. | 3,105 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut