Arditi, valltari i suksesshëm shqiptar në Gjermani, sfidon vetën edhe në muzikë
kulture
Arditi, valltari i suksesshëm shqiptar në Gjermani, sfidon vetën edhe në muzikë

Arditi, valltari i suksesshëm shqiptar në Gjermani, sfidon vetën edhe në muzikë

Shqiptari i rritur në Gjermani, suksesin e madh në fushën e vallëzimit në shtetin bavarian, e ka zgjeruar po synon ta zgjerojë edhe në fushën e muzikës.

Ardit Gjikaj, vlonjati që u lind në Shqipëri  ndërsa si adoleshent u shpërngul në Gjermani, ka publikuar projektin e parë muzikor, ku ka realizuar këngën ‘Puro’ të cilën e ka sjellë edhe me videoklip.

Kënga është ritimike, ndërsa pritet që të jetë hit veror.

Por kush është Arditi?

Edhepse i ri në moshë, bagazhi i tij artistik, u vu në dukje që kur ai ishte i vogël. Pasioni i tij ishte vallëzimi ‘Break dance’, pasion ky që e zbuloi në vitin 1999, ku bashkë me shokët e tij, shihnin videokasetat e grupeve të këtij lloj vallëzimi, e që më pas për të u kthye edhe në profesion.

Duke parë shkathtësitë e tij fizike, Arditi punoi shumë në avancimin e tyre. U mor edhe me kik-boks dhe ushtrime akrobatike.

Mundi dhe përkushtimi i tij u shpërblye, pasiqë vite më vonë, ai u bë pjesë e një grupi të famshëm në Gjermani, grup ky  i cili përformoi edhe në ditën e çlirimit të Gjermanisë, para kancelares gjermane Angela Merkel.

Fiziku i Arditit, u kishte rënë në sy edhe markave të njohura botërore, imazhi i të cilit u përdor edhe në reklamat e ‘Mercedes Benz.

Arditi aktualisht është duke ndjekur edhe një karrierë të aktrimit në teatër. Thotë se pasioni i tij janë arti dhe filozofia. Pavarësisht kundërshtimit të prindërve të cilët në fillim ishin skeptikë për suksesin e Arditit në fushën e artit, ai është duke vazhduar ta ndjek këtë ëndërr.

© ZHURNAL 05.04.2019, 11:53 | L.E. | 718 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut