Shkodran Osmanaj, pjesë e Berlin Opera Academy 2019
kulture
Shkodran Osmanaj, pjesë e Berlin Opera Academy 2019

Shkodran Osmanaj, pjesë e Berlin Opera Academy 2019

 

Kontrabasisti nga Kosova Shkodran Osmanaj, pas audicionit të suksesshëm do të  jetë pjesë e orkestrës kamertale të Operës së Berlinit për 2 produksionet : “Die Zauberflöte” dhe “Le nozze di Figaro” apo siç njihen shqip “Flauti magjik” dhe “Dasma e Figaros”, përcjellë KultPlus.

Këto dy produksione do të zhvillohen gjatë muajve qershor dhe korrik në Berlin. Gjatë këtyre ditëve, Osmanaj do të ketë mundësi të bashkëpunoj me dirigjent operistik, të bëjë përgatitje për audicione me instrumentist nga orkestrat e mirënjohura të Berlinit, masterklasa për muzikë kamertale etj.

Shkodran Osmanaj është kontrabasist nga Prishtina i cili hapat e parë orkestral i mori në Filharmoninë e Kosovës , të cilën thotë se e falënderon shumë, e në veçanti drejtorin e saj Baki Jasharin për mundësinë e dhënë.

Pas mbarimit të sudimeve Bachelor me profesorin Fraim Gashi, ai është duke i vazhduar studimet master në Bernë të Zvicrës, me profesorin e mirënjohur Ruslan Lutsyk. Së shpejti Shkodrani do të debutoj edhe me “Camerata Bern”, një nga orkestrat më të njohura kamertale ku në të bëjnë pjesë muzikantë me famë botërore si Patricia Kopatchinskaja , Anntje Weithaas etj.

Osmanaj ishte po ashtu fitues i Grant Basses Award, në Pragë të Çekisë, çmim ky i cili iu dha nga juria e Bass Europe./A.H.

© ZHURNAL 04.04.2019, 16:02 | L.E. | 430 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut