Artisti 79-vjeçar i grafiteve, gjobitet nga gjykata gjermane
kulture
Artisti 79-vjeçar i grafiteve, gjobitet nga gjykata gjermane

Artisti 79-vjeçar i grafiteve, gjobitet nga gjykata gjermane

Harald Naegeli, i njohur si “Spërkatësi i Cyrihut”, është gjobitur nga gjykata gjermane për dëmtim të pronës në Dyseldorf.

Ai kishte vizatuar flamingo nëpër ndërtesa, përfshirë këtu Akademinë e Shkencave, Humanistikës dhe Arteve.

Naegeli 79-vjeçar, u urdhërua të paguante 800 euro për të kompensuar pronarët e dritareve si dhe 500 euro për bujtinën e fëmijëve.

“Dua të jap vepra arti, e jo para, por në kapitalizëm njihen vetëm paratë”, tha ai pas vendimit.

Kjo nuk është hera e parë që Naegeli pati probleme me ligjin. Në vitin 1979 ai ishte arrestuar nën akuzat për prishje të pronës publike në Zvicër. Në fillim iku në Gjermani, por më pas u kthye ku u dorëzua dhe kreu dënimin prej nëntë muajsh burgim.

© ZHURNAL 04.04.2019, 13:09 | L.E. | 600 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut