Sunny Hill Festival 2019 mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht
kulture
Sunny Hill Festival 2019 mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht

Sunny Hill Festival 2019 mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht

Festivali më i madh ndërkombëtar i muzikës, Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht. Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50,000 njerëz për tri ditë dhe net rresht pandërprerë, ndërsa këtë vit pritjet janë që ky numër i pjesëmarrësve të rritet edhe më shumë.

Pas edicionit të parë, me mbi 40 artistë të huaj dhe lokal, duke përfshirë edhe emrat më të mëdhenj të industrisë si Dua Lipa, Action Bronson, Gashi dhe Matin Garrix mes tjerëve, Sunny Hill Festival këtë vit pritet të sjell emra të tjerë të mëdhenj të muzikës botërore, në zhanret pop, hip hop dhe muzikë elektronike. Edhe këtë vit, Sunny Hill Festival do të mbahet në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

“Me edicionin e parë të Sunny Hill, ne i kemi tejkaluar të gjitha pritjet tona. Këtë vit, festivali do të jetë edhe më madhështor, dhe ne sërish do të jemi në qendër të vëmendjes në Evropë. Të gjitha përgatitjet janë duke u bërë që kjo të jetë ngjarja kryesore e muzikës, artit dhe kulturës në gjithë Evropën Juglindore dhe përtej” ka thënë Dukagjin Lipa, themelues dhe udhëheqës i festivalit.

“Shumë shpejtë do t’i bëjmë zyrtar edhe emrat e parë të festivalit, performuesit kryesor të mbrëmjeve. Këtë vit, për të parën herë në vendin tonë, do të kemi fitues të çmimeve Grammy e Brits në Prishtinë. Ka edhe shumë lajme të tjera ekskluzive që do të vijnë në ditët në vijim” ka thënë Lipa.

Grupi i parë i biletave për Sunny Hill Festival 2019 pritet të dal në shitje në mes të muajit prill. Dhe sërish, pjesëmarrësit do ta kenë mundësinë që për çmimet më të volitshme në rajon t’i shohin disa nga artistët më të mëdhenj të skenës botërore të muzikës.

Edicioni i parë i Sunny Hill Festival ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, duke marrë ballinat e New York Times, The Guardian, Vogue, MTV, BBC, Reuters, New Musical Express dhe dhjetëra media tjera me peshë. Rreth Sunny Hill Festival është folur edhe në mediat e vendeve që nuk e kanë përfshi Kosovën, sikurse Brazili, Spanja dhe shumë vende të tjera.

© ZHURNAL 03.04.2019, 13:55 | L.E. | 464 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm