Zbulohet kur do të performojë Jonida Maliqi në Eurovision (Foto)
kulture
Zbulohet kur do të performojë Jonida Maliqi në Eurovision (Foto)

Zbulohet kur do të performojë Jonida Maliqi në Eurovision (Foto)

Përfaqësuesja e Shqipërisë për në Eurovision, Jonida Maliqi është në përgatitje për performancën e saj në këtë festival, shkruan KultPlus.Deri më tani është bërë e ditur që Maliqi do të ngjitet në skenën e Eurovision në natën e dytë të festivalit, mirëpo tashmë është bërë e ditur se në gjysmëfinalen e dytë të edicionit më të madh të Festivalit Evropian të Këngës – Eurovizion, Shqipëria do të performoj e 14-ta  me radhë. Këngëtarja, Jonida Maliqi do të ngjisë në skenë për herë të parë  këngën e saj “Ktheju tokës”.

Shqipëria këtë vit përflitet se ka shanse të mëdha të kalojë për në finale, ku edhe do të mund të sigurojë një pozicion të fortë.

Eurovisioni do të nis më datë 14 maj dhe finalja e madhe do të mbahet më 18 maj në Izrael.

Këtë vit kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision do të këndohet në gjuhën shqipe, andaj teksti i shkruar nga Eriona Rushiti nuk do të përkthehet e të përshtatet siç ka ndodhë me shumicën e këngëve shqiptare që janë prezantuar në Eurovision.

© ZHURNAL 03.04.2019, 13:47 | L.E. | 688 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm