MINI mbyll fabrikën për shkak të Brexit
auto
MINI mbyll fabrikën për shkak të Brexit

MINI mbyll fabrikën për shkak të Brexit

BMW si pronar i markës pret që ajo të goditet veçanërisht nga Bregzita, përveç nëse arrihet një marrëveshje midis Britanisë dhe BE.

Prodhimi në fabrikën e Oksfordit, në të cilën prodhohen makina MINI, është pezulluar nga 29 marsi deri më 29 prill.

MINI, në pronësi të BMW gjermane, njoftoi se do të mbyllë përkohësisht fabrikën në tetor të vitit 2018, kur supozohet se Brexit zyrtarisht do të hyjë në fuqi në fund të marsit.

Ndërkohë, data e Brexit është zhvendosur, por MINI ka qëndruar pranë vendimit të mëparshëm.

Në Oksford nuk janë të lumtur për mbylljen e fabrikës për një muaj, pasi MINI është punëdhënësi më i madh në qytetin anglez.

Krerët e qytetit e konsiderojnë vendimin si të gabuar, pasi kaosi rreth Brexit nuk është e sigurt se MINI do të arrijë efektin e dëshiruar për të mbrojtur biznesin që mund të kërcënohet nga dalja e Britanisë së Madhe nga BE.

Përndryshe, MINI pikërisht për shkak të Brexit ka zhvendosur pushimin e tij të rregullt vjetor në punën e fabrikës më 29 mars, megjithëse zakonisht kjo  ndodh në fund të vitit.

BMW si pronar i markës pret që ajo të goditet veçanërisht nga Bregzita, përveç nëse arrihet një marrëveshje midis Britanisë dhe BE.

Kompania bavareze kohët e fundit njoftoi se për këtë arsye mund të jetë e detyruar të zhvendosë prodhimin e MINI në Holandë, duke i dhënë kështu një goditje të re industrisë automobilistike britanike, pasi Honda njoftoi më herët se do të mbyllë fabrikën në Swindon në 2021, pas përfundimit të prodhimit të gjeneratës së tanishme Civic.

© ZHURNAL 03.04.2019, 15:00 | L.E. | 660 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut