Spiunohet Porsche Taycan Cross Turismo elektrik (Foto)
auto
Spiunohet Porsche Taycan Cross Turismo elektrik (Foto)

Spiunohet Porsche Taycan Cross Turismo elektrik (Foto)

Marka që njihet më së shumti për vetura dydyershe supersportive, Porsche ka zgjeruar ofertat e saja me tre SUV, një sedan, madje edhe një model 'wagon'.

Më vonë gjatë këtij viti kjo markë do të prezantojë edhe një sedan të ri e një 'wagon'.

Taycan sedan është spiunuar disa herë gjatë testimit, por modeli më praktik Taycan Cross Turismo ende është diçka e re në internet.

I shfaqur si koncept një vit më parë në Gjenevë, ky 'wagon' është spiunuar si prototip gjatë testimit në Nurburgring të Gjermanisë, transmeton koha.net.

Në foto nuk mund të vërehen detajet edhe aq shumë, pasi është shumë mirë i kamufluar ndërsa specifikat teknike të tij tashmë dihen.

Taycon Cross Turismo pritet të jetë komplet elektrik, me dy motorë që së bashku prodhojnë 600 kuajfuqi e me një mbushje të vetme të baterive mund të përshkojë rreth 500 kilometra rrugë.

Porsche Taycan Cross Turismo shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë do ta arrijë për 3.5 sekonda.

Porsche thotë se do ta lansojë Taycan Cross Turismo “në fillim të dekadës së re”, kështu që pritet të debutojë në fillim të 2020-ës.

© ZHURNAL 02.04.2019, 14:05 | L.E. | 544 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut