Shpëtohet konstruksioni i katedrales Notër Dam, Makron: Është evituar më e keqja
maqedonia
Shpëtohet konstruksioni i katedrales Notër Dam, Makron: Është evituar më e keqja

Shpëtohet konstruksioni i katedrales Notër Dam, Makron: Është evituar më e keqja

Paris, 15 prill - Zjarrfikësit parisienë dje arritën pas disa orëve të shuarjes së zjarrit në katedralen Notër Dam ta ruajnë konstruksionin e objektit në tërësi, lajmëruan mediumet franceze.

“Mund të themi se konstruksioni i Notër Dam është shpëtuar në tërësi”, deklaroi Zhan-Klod Gale, shef i brigadës zjarrfikëse dhe shtoi se zjarri pothuajse është shuar.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Loran Njunez deklaroi se edhe më tutje janë të kujdesshëm në vlerësimet, por janë “shumë optimistë më të mëdhenj” se sa më parë.

Zjarrin e shuan mbi 400 zjarrfikës të cilët arritën të parandalojnë përhapjen e zjarrit në kambanoren veriore.

Ata theksuan se do të mbeten ta shuajnë zjarrin edhe gjatë natës. Sipas informatave të para nga hetimi, sipas të gjitha gjasave zjarri ka shpërthyer rastësisht.

Zjarri fillimisht e kaploi nënkulmin, pas çka u rrëzua një pjesë e kulmit dhe kulmi i kullës  që e mbanin katër shtylla të larta 93 metra.

Zjarri shpërtheu në javën para Pashkëve.

Objekti në stilin gotik është në arondisanin e katërt në Paris, në zemër të kryeqytetit francez, në afërsi të lumit Senë. Notër Dam është katedralja më e njohur në Francë pas katedraleve në Rens, Strasburg, Shartër, Buve dhe Amien.

Presidenti francez zjarrin e quajti “tragjedi të tmerrshme” dhe shtoi se më e keqja, megjithatë, është evituar.

“Ajo që ndodhi dukshëm është tragjedi e tmerrshme. Zjarrfikësit treguan guxim të jashtëzakonshëm. Do të doja t’u falënderohem në emër të mbarë kombit”, deklaroi Makron.

Sërish do ta ndërtojmë katedralen Notër Dam, theksoi Makron.

Sipas prefektes së Parisit, An Idalgo, numri më i madh i sendeve të vlefshme dhe relikteve që ruheshin në Notër Dam janë nxjerrë, ndërkaq sipas rektorit të katedrales, Kurora me gjemba dhe veshja e Sen-Luj, dy gjësende me rëndësi të jashtëzakonshme për katolikët, janë “shpëtuar” nga zjarri që e shkatërroi Notër Dam, tha peshkopi Patrik Shovet, rektori i katedrales.

Kurora me gjemba, sipas besimit katolik, është ajo që ushtarët romakë e vendosën në kokën e Jezusit që të qeshin me të mu para kryqëzimit të tij.

Fondacioni për trashëgimi kulturore paralajmëroi se prej nesër do të fillojë me “grumbullimin nacional të mjeteve”, në mënyrë që të riparohet dëmi i shkaktuar nga zjarri që për momentin e shkatërroi Notër Dam në Paris.

Guri i parë në katedralen Notër Dam (Shën Mëria) është vendosur në vitin 1163 gjatë sundimit të Luit të Shtatë. Ndërtimi zgjati në pjesën më të madhe të shekullit në vijim.

Restaurime dhe plotësime të strukturës janë bërë në shekujt 17 dhe 18. Dominojnë në katedrale dy kulla me kambana të ndërtuara në shekullin 13. Më e larta është quajtur Emanuel.

Në katedrale ngrihej kulla qendrore me formë të shigjetës që u rrëzua në zjarr. Ajo ishte e lartë 93 metra.

Në dy kullat me kambana arrihet përmes 387 shkallëve prej ku turistët mund ta shijojnë panoramën e qytetit.

Notër Dam nuk është vetëm katedrale, gjurmë e kohës, kur njerëzit shikonin drejt qiellit, ajo është shtëpi e përbashkët, arkë e historisë. Ajo është pjesë e çmueshme e Francës, e shkatërruar nga zjarri, kumtojnë mediumet franceze.

Riparimi filloi në korrikun e kaluar. Për riparim u nevojitën 150 milionë euro. Shteti zhbllokoi 2,5 milionë euro për njërën nga kullat, e lartë 93 metra dhe e ndërtuar nga 500 tonë drurë dhe 200 tonë hekur.

© ZHURNAL 16.04.2019, 09:06 | B.L. | 1,284 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut