Hoxha: Rruga Shkup – Bllacë edhe pse është thelbësore, ende nuk po fillon të ndërtohet!
maqedonia
Hoxha: Rruga Shkup – Bllacë edhe pse është thelbësore, ende nuk po fillon të ndërtohet!

Hoxha: Rruga Shkup – Bllacë edhe pse është thelbësore, ende nuk po fillon të ndërtohet!

Shkup, 16 prill - Nebi Hoxha, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ka thënë se autostrada Shkup – Bllacë edhe pse është e një rëndësie thelbësore ende nuk po fillon të ndërtohet.

“Edhe pse ka gatishmëri për të biseduar për këto projekte, megjithatë këtë vit nuk janë ndarë fonde për autostradën Shkup-Bllacë, edhe pse ajo është një prioritet i rëndësishëm për ekonominë tone, e para së gjithash nëse e kemi parasysh tregtinë me Kosovën, ku kemi suficit të madh. Duhet ta lehtësojmë qarkullimin drejt të gjithë fqinjëve ku kemi suficit  dhe jo anasjelltas. Gjithashtu nuk parashikohet hapja e terminalit kufitar në Jazhincë dhe as më pak, nuk parashikon fonde për infrastrukturën rrugore nga Tetova në Jazhincë. Nuk ka asnjë dyshim se terminal doganor në Jazhincë është i rëndësishëm për rritjen ekonomike, për shkak se kjo është shumë afërt me rajonin e Pollogut, ku gravitojnë mbi 7000 subjekte ekonomike. Kompanitë, për vetëm 20 kilometra mund të arrijnë në terminalin doganor në Jazhincë, ndërsa nëpërmjet Bllacës duhet të kalojnë  mbi 100 km, e që nënkupton kosto shtesë për kompanitë”, tha Hoxha në intervistë për “Gazetën e pavarur”, transmeton “Zhurnal”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë e “Rrugës së Arbërit”. “Ruga është Arbërit" është gjithashtu e rëndësishme për kompanitë, sepse ndërtimi i kësaj rrugës do ta shkrutojë për 100 kilometra distancën aktuale Shkup – Tiranë. Nëpërmjet kësaj rruge do t’iu undësohet kompanive më lehtë dhe më shpejtë të arrijnë në tregun shqiptar dhe portin e Durrësit. Ne jemi dëshmitarë se në anën shqiptare po bëhen punime intensive dhe mbetemi nga ana jonë për të bërë të përfunduar pjesën nga Kërçova në Dibër”, tha Hoxha.

© ZHURNAL 16.04.2019, 08:59 | B.L. | 3,504 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut