Blerim Bexheti pyet Selën: Me kë kishe koalicion në Strugë
zgjedhjet-presidenciale
Blerim Bexheti pyet Selën: Me kë kishe koalicion në Strugë

Blerim Bexheti pyet Selën: Me kë kishe koalicion në Strugë

Saraj 16 prill, Zhurnal.mk - Në tubimin electoral të BDI-së në Saraj, kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, para mbështetësve u shpreh se BDI dhe lideri Ali Ahmeti, ofrojnë koncept politik që do të prodhojë fryte. Ai madje në fjalimin e tij, ju bëri thirje qytetarëve të mos bien pre e manipulimeve folklorike të kreut të ASH-së Zijadin Sela, që po manipulon politikisht pa bazë. Bexheti, tha se Sela në komunën e Strugës koalicion ka pasur me VMRO, e tani po shet kombëtarizim.

“Në mungesë të idesë dhe vizionit, i manipulojnë shqiptarët, për zgjedhjet presidenciale. E kamë një pyete për Zijadin Selën, se më kë e patë koalicionin në nivel lokal për komunë e Strugës, me VMRO-DPMNE-në. Në fshatrat e pastërta maqedonase sa vota ka marr nga VMRO-DPMNE dhe që është legjitime, por është e pa ndershme këtë që e thotë se gjaku.

Ne të gjithë e dim se kush nga vjen. Ne kemi dalë në fushë të mejdanit dhe konkurrojmë koncepte politike, pot ë gjithë e dijnë se nga vjen Ali Ahmeti, e nga vjen Zijadin Sela dhe ju bëjë thirrje që mos të provokoheni emocionalisht. Ne me politikat e Ali Ahmetit jemi të sigurt se e ndryshojmë Sarajin”, u shpreh Blerim Bexheti.

© ZHURNAL 16.04.2019, 01:19 | B.M. | 5,000 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm