OPINION: Ismet Sylejmani: Vota për Ali Ahmetin, është votë euroatlantike
maqedonia
Opinion: Ismet Sylejmani: Vota për Ali Ahmetin, është votë euroatlantike

Opinion: Ismet Sylejmani: Vota për Ali Ahmetin, është votë euroatlantike

Shkruan, Ismet Sylejmani

Jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por kudo në hapsirat shqiptare, vota duhet të shkojë atje ku thotë Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti

VOTA PËR ALI AHMETIN, ËSHTË VOTË EUROATLANTIKE

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, pas hyrjes në NATO, përfundimisht e përgjithmonë e ka të qartë se cila është rruga e tij në integrimet euroatlantike!

Për të ardhur deri te ky realitet i madh proshqiptar i popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i është dashur të ecë rrugë të gjatë, në të cilën për të qenë i sukseshëm, ka dhënë shumë jetë e gjak, gjymtyrë e plagë, burg e përpjekje, djersë e punë dhe në fund bëri luftë titanike për të drejta e barazi euroatlantike, dhe ia arriti të dalë faqebardhë e fitimtarë.

Dy dekadat e popullit shqiptar nën udhëheqjen e Përfaqësuesit Politik, Komandantit të Përgjithshem të UÇK-së e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, janë dekadat e arta, në të cilat është nisur fillimi i madh për të jetuar me dinjitet, respekt e perspektivë në tokën e të parëve, të gjyshërve e stërgjyshërve tanë!

Që nga hyrja triumfale e luftëtarëve kombëtarë shqiptarë në Shkup e deri në fillimin dhe përfundimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut, populli shqiptar ka vuajtur një varg të pafund të padrejtesive të mëdha nga të gjitha anët.

Epoka e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare përherë të parë i dha dinjitet e krenari, drejtësi e barazi, mirëqenje e prosperitet, aleancë kohezive e transparente popullit shqiptar me aleatë të mëdhenj boterore e mekanizma relevnt ndërkombëtarë.

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, edhe në të kaluarën ka pasur njerëz të zot e të shkolluar, me pergaditje të lartë akademike e profesionale, por i ka munguar UDHËHEQËSI, i cili e drejton me largëpamësi e me aleat të mëdhenj proshqiptar interesin madhorë të popullit, Atdheut e Kombit.

UÇK jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe UÇPMB ne Lugine të Presheves dhe UÇK në Kosovë, e kanë pasur themeluesin e tyre emrin e madh e të degjuar Ali Ahmeti.

Kudo e ngado që e drejton shikimin dhe gishtin ky burrë, kujtëdo që i jep urdhër apo këshillë ky komandant e politikan epoke, me këdo që lidhë aleanca e miqësi ky birë besnik i vatanit, aty ka interes palca e kombit, aty ka dashuri ndaj popullit shqiptar, aty ka mbështetje të SHBA-së e të Bashkimit Europian aty do të vijë ngadalë por sigurtë prosperiteti kombëtar, Atdheu ynë do të ketë stabilitet e regjioni perspketivë të sigurtë e të ndritur.

Vota në Maqedoninë e Veriut duhet të shkojë vetëm aty ku thote Ali Ahmeti,sepse nëse vota shkon aty ku thotë Komandanti, nëse vota shkon aty ku thotë Udhëheqësi, atëherë, ajo vote jo vetëm do të sjellë të mira, por kushdo që e merr e kujtëdo që i jepet do të jetë votë në shërbim të popullit shqiptar, të gjuhës së tij që e flet, të flamurit të kombit që e mban lartë dhe në hapsirat e atij shteti qe jeton.

Koha e dëshmoi se vota për Ali Ahmetin dhe atje ku thotë Ai të votohet, është votë për popullin shqiptar e interesat e tij politike kombëtare e shtërore në Maqedoninë e Veriut, është votë për Shqipërinë, për Luginën e Preshevës e për SHBA, NATO e BE-në.

Për këdo e kudo që e kërkon Ali Ahmeti VOTËN shqiptare, ajo atje duhet të përfundojë, sepse me atë votë mbrohet e përfaqësohet interesi i Atdheut, me atë votë nuk cenohet çështja madhore kombëtare, nuk shkilet gjaku i luftës për liri dhe krejt në fund me atë votë do të ketë progresivitet, integrim e demokraci euroatlantike.

© ZHURNAL 16.04.2019, 11:08 | B.M. | 2,793 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut