Nesër fillon deratizimi pranveror në Prishtinë
kosova
Nesër fillon deratizimi pranveror në Prishtinë

Nesër fillon deratizimi pranveror në Prishtinë

Nesër fillon procesi i deratizimit pranveror (eliminimit të brejtësve) i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazheve publike nëpër lagjet e Prishtinës.

 

Ky proces ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve, njofton Klan Kosova.

 

“Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm. Prandaj, lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses. Kërkohet nga qytetarët që ti hapin dyert e podrumeve dhe garazhave në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm”, thuhet në komunikatë.

 

Orari i deratizimit nëpër lagje:

 

Lakërishte dhe Dardani / 17 – 22 prill

Ulpiana / 23 – 25 prill

Kodra e Diellit, Aktashi / 26 – 29 prill

Qendra e Qytetit me garazha / 30 prill – 2 maj

Vellusha , Blloku I I-rë, dhe i II-të / 03 maj

Tophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit / 04 maj

Trajtim plotësues sipas nevojës / 06 maj

© ZHURNAL 16.04.2019, 11:36 | Z.H. | 235 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut