Reçica: Të drejtat e punëtorëve do të bëhen realitet
kosova
Reçica: Të drejtat e punëtorëve do të bëhen realitet

Reçica: Të drejtat e punëtorëve do të bëhen realitet

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se janë ndërmarrë një sërë fushatash vetëdijësuese që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë në punë.

 

Sipas tij, Inspektorati i Punës me kapacitetet ka realizuar rreth 10 mijë inspektime gjatë vitit 2018.

 

Ai është shprehur i bindur se të drejtat e punëtorëve që ua garanton ligji, do të bëhen realitet.

 

“Jemi duke adresuar, jemi duke krijuar kushte më të mira edhe në aspektin ligjor dhe teknik që punëtorët tanë të jenë të trajtuar dinjitetshëm. Të drejtat e tyre që i garanton ligji të jetë realitet për ta. Vitin e kaluar kemi ndërmarrë numër të konsiderueshëm të masave në krijimin e infrastrukturës shëndetësore. Janë ndërmarrë një sërë fushata vetëdijësuese që kanë të bëjnë me shëndetin dhe sigurinë në punë. Përpos masave legjislative kemi punuar në zbatimin e legjislacionit në fuqi me kapacitetet që kemi në dispozicion”, u shpreh Reçica.

 

Gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore për sigurinë, shëndetin dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë; si dhe lidhur me koncept-dokumentin dhe draft-ligjin gjithëpërfshirës për skemat pensionale, Reçica tha se ka pasur angazhim të inspektoratit në inspektimin e vendpunishteve në sektorin e ndërtimtarisë. Sipas tij, ky sektor mbetet me shkallën më të lartë të rrezikshmërisë, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

 

“Gjatë periudhës janar-dhjetor 2018 inspektorati i punës me kapacitetet aktuale ka realizuar rreth 10 mijë inspektime ku ka vendpunishte. Mbi 4 mijë inspektime të përsëritura. Ka pasur rritje të angazhimit të inspektoratit. Vitin e kaluar kemi filluar me fushata dhe angazhime në terren duke u përpjekur që vetëdijesimi sa i përket kushteve dhe sigurisë së punëtorëve ti bëjmë temë me qëllimin e vetëm që të ngritët vetëdija. Të gjitha këto fushata nuk na dhanë rezultatin që pritëm. Duke identifikuar sektorin e ndërtimtarisë si sektor me shkallën në të lartë të rrezikshmërisë dhe që ka fuqi punëtore të lartë ne në vjeshtën e kaluar filluam një fushatë më gjithëpërfshirëse”, tha Reçica, raporton EO.

 

Ai ka bërë të ditur se puna në terren ka pasur efektin e saj, sipas tij, vetëm në javën e parë të inspektimeve mbi 70 kompani kanë arritur t’i plotësojnë kriteret minimale.

 

“Dolëm në terren më intensivisht. Dhanë efekt por jo atë që dëshiruam, për të ardhur në muajin nëntor kur unë kërkova që krejt inspektorët të zbarkojnë në Prishtinë dhe kemi pezulluar pothuajse gjithë vendpunishtet që kanë punuar jashtë rregullave. Brenda javës parë mbi 70 prej tyre kanë arrit ti plotësojnë kriteret minimale. Shumica prej tyre kanë plotësuar kriteret dhe është vazhduar me punë. Gjobat janë dhënë vetëm kur nuk është respektuar vendimi i inspektoratit dhe kanë tentuar me vazhdu punën. Ka qenë numër fare i vogël”.

 

Sa i përket Ligjit për Inspektoratin, Reçica tha se ai është në Kuvend, nga i cili pritet të fuqizohet roli i inspektoratit dhe të shtohet numri i tyre.

 

“Rol i rëndësishëm është fuqizimi i rolit të inspektoratit të punës. Ligjin për inspektoratin e kemi në Kuvend. Krijon kushte më të mira të krijohet rol më i madh. Do të shtohet numri i inspektorëve në 20 të ri. Krahas këtij ligji kemi edhe Ligjin e Punës. Është ligj që është ndërtuar në bazë të direktivave të organizatës botërore të punës. Është ligj që iu ka përshtat rrethanave socio ekonomike”.

© ZHURNAL 16.04.2019, 11:36 | Z.H. | 233 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut