ZGJEDHJET PRESIDENCIALE: Menduh Thaçi: Mbështetasit e Blerim Rekës për kandidat, përhapin patriotizëm të rrejshëm
maqedonia
Zgjedhjet presidenciale: Menduh Thaçi: Mbështetasit e Blerim Rekës për kandidat, përhapin patriotizëm të rrejshëm

Zgjedhjet presidenciale: Menduh Thaçi: Mbështetasit e Blerim Rekës për kandidat, përhapin patriotizëm të rrejshëm

Tetovë 16 prill, Zhurnal.mk - Partia Demokratike Shqiptare në lagjen Çarshia e Epërme të Tetovës mbajti takim me qytetarët në të cilin lideri i partisë Menduh Thaçi u bëri thirrje të pranishmëve të japin mbështetje për kandidatin për president, Stevo Pendarovski.

Thaçi theksoi se me këtë i jepet mbështetje edhe bashkësisë ndërkombëtare e cila ka ndihmuar që të realizohen rezultatet e deritanishme politike.

“Është i rëndësishëm momenti dhe drejtimi i dhënies së mbështetjes për kandidatin presidencial dhe në këtë rast kjo do të thotë përcaktim të shqiptarëve për BE dhe NATO. Këta që e mbështesin Blerim Rekën për kandidat përhapin patriotizëm të rrejshëm, ne kishim kandidat Iljaz Halimin në vitin 2014, por nuk e votuan. Ne qëndruam pas mënyrës konsensuale të sjelljes së vendimeve si për tani për zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe për në të ardhmen sipas përcaktimeve tona, në mënyrë konsensuale të vendoset në Kuvend dhe për sistemimin e barabartë të buxhetit”, tha Thaçi.

Nënkryetari i partisë, Dauti tha se me këtë përzgjedhje të kandidatit presidencial, anëtarët e PDSH-së bëjnë një hap drejt realizimit të orientimit ideologjik drejt BE-së dhe NATO-s.

© ZHURNAL 16.04.2019, 01:13 | B.M. | 9,920 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër