Ikona e muzikës rock, zgjedh qytetin e Shkupit për të promovuar albumin e ri
kulture
Ikona e muzikës rock, zgjedh qytetin e Shkupit për të promovuar albumin e ri

Ikona e muzikës rock, zgjedh qytetin e Shkupit për të promovuar albumin e ri

Avalon Production njofton që në kuadër të turneut Evropian dhe për promovimin e albumit të tij më të ri “Raise Vibration”, LENNY KRAVITZ do të vizitojë Shkupin me datën 3 maj në VIP Arena.

Nga të gjitha vendet në rajon, Shkupi dhe Sofja janë të vetmet qytete ku fansat do të kenë mundësinë të shohin shfaqjen fantastike të Lenny Kravitz.

Ekskluziviteti i kësaj shfaqjeje për faktin se ky turne nuk përfshin qytete të tilla si Beogradi, Zagrebi dhe Athina.

Pas albumit të fundit “Strut”, i cili ishte me të vërtetë i jashtëzakonshëm, askush nuk priste që Lenny të rikthehej në turne për këtë kohë kaq të shkurtër, por “Raise Vibration” është në nivelin e albumeve të tij më të mira deri më tani dhe radio hiti tij i fundit “Low” është tashmë i njohur mirë për të gjithë.

Koncertet e Lenny Kravitz hyjnë në listën e ngjarjeve të cilat duhet të shihen përpara se të vdisni, sepse ato janë kulmi në industrinë e performancave live.

“American Woman”, “Are You Gonna Go My Way”, “Believe”, “Fly Away”, “Again”, “Let Love Rule”, “Chamber” janë vetëm disa nga hitet që do të kemi mundësinë të dëgjojmë ne Shkup , në sallën Vip Arena, një sallë kjo me një kapacitet prej 10,000 vizitorësh.

Rave Travel ju mundëson që të bëheni pjese e këtij koncerti madhështor, po ashtu edhe e shumicës së eventeve që do të mbahen në Evropë gjatë këtij viti./

© ZHURNAL 16.04.2019, 11:29 | L.E. | 548 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut