Ndahen çmimet “Pulitzer” në gazetari
bota
Ndahen çmimet “Pulitzer” në gazetari

Ndahen çmimet “Pulitzer” në gazetari

Mbrëmjen që lamë pas janë ndarë çmimet prestigjioze në gazetari “Pulitzer”. Gazeta “Capital” në Maryland ka fituar çmimin Pulitzer për raportimin e sulmit të armatosur që ndodhi në redaksinë e saj në qeshor të vitit 2018, ku mbeten të vdekur 5 gazetarë.

 

Por nuk pati asnjë festë në këtë redaksi pasi u mësua se kishin fituar këtë çmim, kjo në nder të 5 kolegëve që ndërruan jetë, kur një burrë i armatosur hyri në redaksi në Qershor të 2018-s, duke shënuar një ndër sulmet më vdekjeprurëse ndaj gazetarëve në historinë amerikane.

 

Ndonëse gazetarët John McNamara, Wendi Winters, Rebeça Smith, Gerald Fischman dhe Rob Hiaasen ndërruan jetë gjatë këtij sulmi, stafi i gazetës ka nxjerrë në treg ditën tjetër në kohën e caktuar numrin e radhës ,me gjithë dhimbjen për humbjen në mënyrë tragjike të kolegëve dhe tronditjes të përjetuar gjatë sulmit.

 

Bordi për ndarjen e çmimive ‘Pulitzer”  i akordoi kësaj gazete një grant prej 100,000 dollarësh. Stafi i kësaj gazete ia dedikoi pikërisht kolegëve këtë çmim.

 

Mbulimi i sulmeve të armatosura bëri që të fitojnë çmimin prestigjioz në gazetari edhe për dy të përditshme të tjera lokale. “The Pittsburgh Post-Gazette” fitoi çmimin për raportimin e sulmit të Tetorit të kaluar në një sinagogë të Pensilvanisë, ku u vranë 11 persona.

 

Gazeta tjetër që fitoi Pulitzer ishte “South Florida Sun Sentinel” për raportimin e ngjarjes së Shkurtit të 2018-s ku pati të shtëna me armë në gjimnazin ‘Marjory Stoneman Douglas’ dhe  mbetën të vrarë 17 vetë.

 

Gjithashtu çmimin Pulitzer e  kanë fituar edhe prestigjiozet New York Times dhe Wall Street Journal për investigimet lidhur më Presidentin Trump.

 

Washington Post fitoi dy çmime Pulitzer për fotoreporterët në Jemen.

 

Ndërkohë që agjencia e lajmeve Reuters mori çmim për investigimin në lidhje me vrasjen e 10 burrave Rohingya në Mianmar./Opinion.al/

© ZHURNAL 16.04.2019, 11:28 | Z.H. | 147 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut