Pesë rregullat e arta për dhëmbë të bardhë dhe të pastër pa shkuar tek dentisti
medicina
Pesë rregullat e arta për dhëmbë të bardhë dhe të pastër pa shkuar tek dentisti

Pesë rregullat e arta për dhëmbë të bardhë dhe të pastër pa shkuar tek dentisti

Nëse doni që ato të jenë të bardhë dhe të pastër gjithmonë ndiqni këto rregulla.

Jo vetëm që dhëmbët tuaj ju ndihmojnë të hani dhe të flisni, por ata mund të rregullojnë dhe pamjen tuaj. Nëse doni që ato të jenë të bardhë dhe të pastër gjithmonë ndiqni këto rregulla:

“Dieta” e dhëmbëve të bardhë: Nëse jeni dukë pirë verë, puro cigare ose çaj të zi ka shumë gjasa që të shihni dhëmbët me shenja të verdha ose të gjelbra. Me këtë “dietë” duhet të hiqni dorë nga çdo lëng me ngjyrë qoftë dhe coca-cola dhe çdo lëng me ngjyrë qoftë.

Ndryshoni kokën e furçës elektrike të paktën çdo dy deri në tre muaj për dhëmbë të shëndetshëm. Përndryshe, ju do të jeni vetëm duke transferuar bakteret në gojën tuaj. Sipas dentistit Harold Katz,mënyra më e mirë për t’i pastruar është duke e vendosur furçën tuaj të dhëmbëve në një kënd 45 gradë kundër mishit të dhëmbëve dhe duke e lëvizur butësisht me një lëvizje rrethore, sesa një lëvizje mbrapa e me radhë, transmeton “Living”.

Pastroni gjuhën tuaj: është shumë e rëndësishme për higjienën e gojës por dhe të dhëmbëve që të pastroni dhe gjuhën përveç dhëmbëve pasi ajo gjithashtu mban baktere të cilat duhen pastruar çdo ditë.

Hani ushqime që luajnë rolin e pastruesve: Ushqimet që janë të forta ose të freskëta ndihmojnë për të mbajtur dhëmbët e pastër ndërsa ju hani. Këto ushqime janë mollët, karotat të pagatuara selinoja dhe kokoshkat. Për rezultatet më të mira, nëse nuk keni mundësi të lani dhëmbët çdo vakt hani një nga këto që përmendëm më sipër.

Sodë bukë: Lajini dhëmbët me sodë buke një herë në javë: Ajo do të heqë njollat dhe do të zbardh dhëmbët. Ju gjithashtu mund të përdorni kripën si një pastë dhëmbësh alternative. Vetëm sigurohuni që ta pështyni  atë kështu që nuk do ju  llogaritet si konsum natriumi.

 

© ZHURNAL 16.04.2019, 11:18 | L.E. | 2,141 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut