Microsoft krijon prototipet Surface Pro me një ndryshim të madh të një komponenti kyç
teknologji
Microsoft krijon prototipet Surface Pro me një ndryshim të madh të një komponenti kyç

Microsoft krijon prototipet Surface Pro me një ndryshim të madh të një komponenti kyç

Microsofti është bërë më i interesuar në ofrimin e disa versioneve të tabletëve të vet Surface Pro të mundësuar nga procesorët me bazë ARM. Aktualisht, Surface Pro 6 përdor procesorë Intel Core i5 ose Core i7, raporton PhoneArena.

Sipas njoftimeve, Microsofti i ka krijuar prototipet e modelit Surface Pro të cilët i përdorin çipat Qualcomm, dhe sugjeron se kompania është duke shqyrtuar implementimin e procesorit Snapdragon në disa nga modelet e veta Surface Pro nga segmenti më i ulët.

Gjithashtu, ka informacione të paverifikuara se planet origjinale për tabletin Surface Go e përfshijnë implementimin e çipave Qualcomm Snapdragon. Sipas njoftimeve, Intel ka bërë presion tek Microsofti për t’i pajisur tabletët e vet më të lirë me procesorët Pentium Gold, shkruan KOHA Ditore.Megjithatë, nëse Intel nuk i realizon përpjekjet e veta, gjenerata e dytë e modelit Surface Go do të mund të përfundojë me Snapdragon në vend të çipave Intel.

Linja Surface Pro do të duhej të bëhet me ridizajn më të madh me modele të reja gjatë tremujorit të katërt të këtij viti. Priten korniza më të holla dhe porti i shumëpritur USB-C, opsione të reja të ngjyrave dhe disa ndryshime të tjera.

© ZHURNAL 16.04.2019, 11:00 | L.E. | 376 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut