16-vjeçarja nga Kosova tregon talentin e saj në Gjermani – juria mahnitet me paraqitjen e saj
showbiz
16-vjeçarja nga Kosova tregon talentin e saj në Gjermani – juria mahnitet me paraqitjen e saj

16-vjeçarja nga Kosova tregon talentin e saj në Gjermani – juria mahnitet me paraqitjen e saj

Ka kohë që vajzat shqiptare ia kanë dëshmuar botës se janë ambasadore të mira për të na zbardhë fytyrën kudo që shkojnë dhe veprojnë, shkruan GazetaBlic.E këtë herë fytyrën po na e zbardhë një talente e cila sapo është shfaqur.

Fjala është për 16-vjeçaren nga Kosova, Djellza Muhadri e cila ka vendosur të shfaqë talentin e saj në një shou gjerman.Ajo në këtë konkurs ka sfiduar veten duke kënduar këngën “Sorry” që në origjinal këndohet nga Ashley Nicolette Frangipane e njohur si Halsey.

Ajo me shumë krenari ka treguar se vjen nga Kosova derisa ka shtuar që për një kohë bashkë me familjen kanë jetuar në Berlin për t’u bartur më pas në Minden.Edhe juria kanë pasur fjalë miradie për Djellzën derisa ka marrë komplimente për vokalin e saj të lehtë dhe me shumë qëndrueshmëri çka, siç thotë njëri prej jurisë, e bënë atë të veçantë sepse nuk është vetëm se këndon por edhe e ndjenë atë njëkohësisht.

Sipas asaj që është shkruar në YouTube, “SUUPA” është një konkurs profesional i këngës ku shumë të rinj e të reja, e kanë mundësinë të marrin pjesë dhe të tregojnë aftësitë e tyre në këndim qoftë edhe në stilin rep.Ky konkurs ndanë nga 300-euro për çdo muaj për pjesëmarrësin që merr më së shumti shikime dhe pëlqime në YouTube.

© ZHURNAL 16.04.2019, 10:21 | L.E. | 372 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm