ZGJEDHJET PRESIDENCIALE: Izet Mexhiti nga Saraji, "Kur Ali Ahmeti luftonte, Blerim Reka dëgjonte ‘Bjello Dugmen’ "
maqedonia
Zgjedhjet presidenciale: Izet Mexhiti nga Saraji, "Kur Ali Ahmeti luftonte, Blerim Reka dëgjonte ‘Bjello Dugmen’ "

Zgjedhjet presidenciale: Izet Mexhiti nga Saraji, "Kur Ali Ahmeti luftonte, Blerim Reka dëgjonte ‘Bjello Dugmen’ "

Saraj, 16 prill, Zhurnal.mk - Shefi i Shtabit Zgjedhor i BDi-së, Izt Mexhiti, para mbështetësve të BDI-së në Saraj, tha se kur dikush ka vrapuar për Republikën e Kosovës si student Blerim Reka, ka dëgjuar muzikë sërbe, atë të ‘bjello dugmes’. Ai mëtej tha se opozita shqiptare nuk ka koncept, madje edhe vet ata e dinë që nuk fitonë Blerim Reka.

“Kandidimi i Blerim Rekës është për me i mbajtë gjallë partitë e tyre, pasi që edhe ata e dinë se nuk fiton, por mos të ishte kandidimi ata do të ishin të humbur në skenën politike. Përsëri ne dalim me koncept, dhe nuk duam që të dalim me nje koncept të dështuar. Ne nuk duam të provojmë diçka që ka qenë dështim në të kaluarën .

Ne nuk jemi nga ata që duam ta përjetojm ndjenjën e humbjes, as ma pakë zoti Sela shqiptarët dhe arnautët, nuk e kanë traditë të festojnë humbjet e tyre. Traditë e popullit serbë është për të festua humbjet, e ne nuk dumë që të jemi pjesë e humbjeve. Kjo që po e bënë opozita është patriotizëm i vonuar. Parulla e tyre Republikë është e gabuar dhe e vonuar, a nëse duanë që ta përdorin frazën republikë, atëher, duhet t’i rikujtojmë se kur dikush e ka dëgjuar ‘bjello dugmen’, në Jugosllavi, e kamë fjalën për Blerim Rekën, Ali Ahmeti në vitet e 81 si student ka kërkuar Republikën e Kosovës”, tha Izet Mexhiti, shef  i Shtabit Zgjedhor.

© ZHURNAL 16.04.2019, 00:26 | B.M. | 12,767 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut