Dy persona rëndë të lënduar, 24 fatkeqësi komunikacioni gjatë fundjavës në Shkup
kronika
Dy persona rëndë të lënduar, 24 fatkeqësi komunikacioni gjatë fundjavës në Shkup

Dy persona rëndë të lënduar, 24 fatkeqësi komunikacioni gjatë fundjavës në Shkup

Shkup, 15 prill- Një shofer dhe një bashkudhëtar janë lënduar rëndë, ndërsa nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta në 11 nga gjithsej 24 fatkeqësi të regjistruara gjatë fundjavës në rajonin e SPB Shkup.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 77 vozitës, prej të cilëve pesë fillestarë, ndërsa 71 para se të pajisen me patent shofer. Janë përjashtuar nga komunikacioni edhe 52 automjete, 50 të paregjistruara dhe dy të mbingarkuara.

Janë shqiptuar 21 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa “karotreci” ka larguar 145 automjete.

Policia sanksionoi edhe 13 vozitës për kalim në dritë të kuqe, pesë për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, tre për reshtim të parregullt, dy për tejkalim të parregullt.

© ZHURNAL 15.04.2019, 09:52 | L.E. | 259 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm