Klaudia Pepa bën kërcimin provokues, reagon menjëherë ish bashkëshorti Albi Nako
showbiz
Klaudia Pepa bën kërcimin provokues, reagon menjëherë ish bashkëshorti Albi Nako

Klaudia Pepa bën kërcimin provokues, reagon menjëherë ish bashkëshorti Albi Nako

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa së fundmi ka shkëlqyer në videoklipin “Amante” të reperit të njohur Ghetto Geasy.

Realisht performanca e saj na ka lënë pa fjalë të gjithëve, ndërkohë rikujtojmë se ideja që ajo të merrte pjesë në klip, ka qenë e Marina Vjollcës.

Këtë të fundit e ka pohuar vetë Ghetto (Getoar Selimi) përgjatë një interviste në “Xing me Ermalin.

Teksa të gjithë e kanë shijuar dhe pëlqyer pa fund videoklipin në fjalë, së fundmi ka pasur një reagim nga ish-bashkëshorti i Klaudias, koreografi Albi Nako.

Në postimin e fundit të Pepës në Instagram, ku shfaqet një sekuencë e shkëputur nga videoja e shumëpërfolur, ka komentuar Albi, duke lënë 2 emoji duartrokitjesh. Kjo tregon se atij i ka pëlqyer tej mase mënyra se si Klaudia ka kërcyer.

Klaudia dhe Albi i dhanë fund martesës në vitin 2017-të, por megjithatë ruajnë marrëdhënie të mira. Së fundmi përflitet se ai është në një lidhje me balerinën Alba Hoxha./joq

© ZHURNAL 15.04.2019, 09:35 | L.E. | 627 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm