Pendarovski në Rankovcë kërkoi mbështetje në zgjedhje
zgjedhjet-presidenciale
Pendarovski në Rankovcë kërkoi mbështetje në zgjedhje

Pendarovski në Rankovcë kërkoi mbështetje në zgjedhje

Shkup, 15 prill - Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski në takim me banorët e Rankovcës kërkoi mbështetje në zgjedhje, të rrethohet numri 3, të votohet për konceptin që çon përpara, që e çon shtetin në Evropë.

Dyert janë të hapura drejt BE-së dhe NATO-s dhe prandaj këtë moment duhet ta shfrytëzojmë për ti vazhduar ndryshimet pozitive. Me anëtarësimin në NATO, me fillimin e negociatave me BE-në, përshpejtohet zhvillimi, ekonomia bëhet konkurruese, hapen fonde për mbështetje të fermerëve dhe sigurohen më shumë para për qytetarët. Të tregojmë përgjegjësi para shtetit dhe të votojmë për avancim, theksoi Pendarovski.

Opsioni tjetër, theksoi Pendarovski, nuk ka plan, nuk ka ide, ata ofrojnë vetëm shkatërrim i cili çon në izolim. Të mos lejojmë të kthehet koha kur ka pasur jetë vetëm për partinë në pushtet dhe familjet.

Nuk guxojmë të lejojmë askush të luajë me ardhmërinë e të rinjve dhe shtetin nuk guxojmë të lejojmë askush të mos kthehet në të kaluarën e zymtë. Prandaj, të dielën së bashku të dalim masivikisht në zgjedhje dhe të votojmë për numrin 3, të vazhdojmë së bashku përpara, bëri thirrje Pendarovski.

© ZHURNAL 15.04.2019, 19:59 | B.L. | 343 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut