Dimitrov takon zv.shefin e diplomacisë greke
maqedonia
Dimitrov takon zv.shefin e diplomacisë greke

Dimitrov takon zv.shefin e diplomacisë greke

Shkup, 15 prill - Kënaqësi nga trendi i rritjes me të cilin zhvillohen marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, sipas parimeve të Marrëveshjes së Prespës dhe komunikimi i intensifikuar bilateral mes të të dyja vendeve ishte shprehur sot në takimin e sotëm të shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, përgjegjës për diasporën greke, Terens Nikollaos Kuik, i cili gjendet për vizitë dyditore në vend.

Siç kumtoi MPJ, në takim bashkërisht ishte konstatuar se vizita historike e kryetarit grek të Qeverisë, Aleksis Cipras dhe marrëveshjet e nënshkruara, shënojnë hap para në konkretizimin e bashkëpunimit, veçanërisht ai në plan ekonomik dhe lidhja ndërkufitare.

Ministri Dimitrov e transmetoi falënderimin për mbështetjen nga Greqia për integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, duke theksuar se me besim të përbashkët dhe vullnet, mund të zgjidhen të gjitha çështjet të cilat i prekin të dyja shteteve, qëndron në kumtesën.

Në kuadër të vizitës, zëvendësministri Kuik ishte pritur edhe nga kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev, ministri pa dikaster përgjegjës për Diasporë, Edmond Ademi dhe nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, theksojnë nga MPJ.

© ZHURNAL 15.04.2019, 19:48 | B.L. | 578 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Emrat Forumi i gruas i BDI-së zgjodhi kryesinë e re, ja kush janë
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Kryeministri Zaev ka një lajm të mirë për pagat
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut