Shtetasi i Maqedonisë vrau bashkëshorten në Tulln të Austrisë
maqedonia
Shtetasi i Maqedonisë vrau bashkëshorten në Tulln të Austrisë

Shtetasi i Maqedonisë vrau bashkëshorten në Tulln të Austrisë

Vienna/Tulln, 15 prill - Pas vrasjes në Tulln të Austrisë, në të cilën një shqiptar 36-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dyshohet se ka goditur me kamë bashkëshorten e tij në parking të një supermarketi, tani aktakuza është përgatitur. Nga ajo mund të konstatohet se ai edhe para vrasjes ka qenë shumë i ndjeshëm.

Sipas një vendimi të muajit maj 2017, i akuzuari dyshohet se ka rrahur rregullisht partneren e tij nga viti 2013 e deri në mars të vitit 2017. Pas shpalljes së tij fajtor, ai i ishte nënshtruar një psikoterapie, pastaj ishte kthyer në banesën e tyre të përbashkët, shkruajnë mediat austriake, përcjell Shtegu.com. Prandaj, aktakuza e tanishme konfirmon se i akuzuari ka një dosje penale relevante. 36-vjeçari do të duhet të përgjigjet për vrasje në Gjykatën rajonale të St. Pöltenit.

Gjatë marrjes në pyetje për vrasjen e dyshuar të bashkëshortes së tij, 36-vjeçari e ka pranuar krimin. Ai akuzohet se bashkëshorten e tij e ka qëlluar me thikë në parkingun e një supermarketi në Tulln 14 herë me një kamë. Gruaja shqiptare 32-vjeçare, gjithashtu nga Maqedonia e Veriut, nuk iu mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Rreth një muaj para vrasjes në Tulln, supozohet se viktima i kishte thënë të akuzuarit se ai duhet t`i mbledhë “plaçkat dhe të shkojë”. Pas kësaj, midis tyre ka mbisnduar hestje e plotë për dhjetë ditë me radhë. Më 6 janar, gruaja më në fund arriti që ndaj tij të shqiptohej ndalim hyrjeje në banesë.

Pasi shqiptari 36-vjeçar nuk kishte arritur ta takonte partneren e tij për dy ditë, më 21 janar ai bleu një kamë 21-centimetra të gjatë, në një dyqan armësh, informon më tej Shtegu.com. Pas një përpjekje tjetër të kotë për t`i telefonuar viktimës, i akuzuari shkon në parkingun e supermarketit në Tulln, njofton Shtegu.com. Sepse sipas aktakuzës, ai e dinte se bashkëshortja e tij e kishte një termin te mjeku në afërsi.

Sipas aktakuzës, 32-vjeçarja ka pësuar 14 “goditje ekstremisht të forta”. Me këtë rast, pesë prej tyre e goditën prapa, në pjesën e pasme të kokës, të qafës dhe të shpatullës së prapme. Goditjet tjera kanë qenë përpara, në drejtim të ballit të majtë, veshin e majtë, pjesën e përparme të qafës dhe në afërsi të shpatullave, si dhe në pjesën e djathtë të gjoksit të gruas. I akuzuari më pas ishte arrestuar pa ndonjë rezistencë.

© ZHURNAL 15.04.2019, 19:38 | T.E. | 12,486 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut