Kryqi i Kuq: 22,2% e popullsisë në RMV jetojnë në varfëri
ekonomi
Kryqi i Kuq: 22,2% e popullsisë në RMV jetojnë në varfëri

Kryqi i Kuq: 22,2% e popullsisë në RMV jetojnë në varfëri

Shkup, 15 prill - 22,2% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut jetojnë në varfri të plotë. Në nivel botëror, rreth 2 miliardë njerëz në botë janë të rrezikuar nga varfëria, ndërsa 800 milionë kanë mungesë të ushqimit, thonë nga Kryqi i Kuq.

“Varfëria në përmasa botërore është shumë e shprehur. Të dhënat flasin se afër dy miliard e popullatës së përgjithshme në botë janë të rrezikuar nga varfëria. Nga ai numër mund të themi se në varfëri ekstreme gjenden më shumë se 750 milion banorë në tërë botën dhe një numër i konsiderueshëm i afër 800 milionëve kanë mungesë të ushqimit. Në rrafsh nacional në kuadër të shtetit, afër 22.2% e popullsisë në RMV është në rrezik, përkatësisht në situatë varfërie”,- deklaroi sekretari i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.

Këto të dhëna i prezantoi Kryqi i Kuq në vend me rastin e javës së solidaritetit, e cila do të realizohet prej 16 deri më 21 prill, me ç’rast 200 deri 300 vullnetarë të organizatave të ndryshme në qendër të Shkupit, Manastirit, Prilepit, Gostivarit, Gjevgjelisë, Strumicës, Radovishit, Koçanit dhe Vinicës, duke filluar prej orës 10.00 deri në orën 18.00 do të grumbullojnë produkte ushqimore, veshëmbathje dhe të holla për personat në nevojë.

© ZHURNAL 15.04.2019, 18:12 | T.E. | 1,203 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut