Ymeri: Një familje me 170 euro në muaj nuk mund t’i plotësojë gjitha nevojat
kosova
Ymeri: Një familje me 170 euro në muaj nuk mund t’i plotësojë gjitha nevojat

Ymeri: Një familje me 170 euro në muaj nuk mund t’i plotësojë gjitha nevojat

Prishtinë, 15 prill - Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, gjatë një konference për media ka folur rreth pagës minimale në Kosovë.

Ymeri me këtë rast ka bërë thirrje që paga minimale duhet të rritet urgjentisht në 250 euro.

Ai ka theksuar se një familje me 170 euro në muaj, nuk mund t’i plotësojë gjitha nevojat.

“Një punëtore, nënë e dy fëmijëve, burrin të papunë, me pagë minimale prej 170 euro në muaj, i bie t’i ketë jo më shumë se 1 euro e 40 cent në ditë për anëtar të familjes. Me këto 1.4 euro në ditë, një familje të tillë i bie që të vendos: një muaj të ushqehen e ta lënë anash veshmbathjen. Muajin tjetër t’i paguajnë disa prej faturave, rrymë, ujë, etj, dhe ta lënë anash veshmbathjen e ta reduktojmë ushqimin. Një muaj tjetër pastaj të shpenzojmë në barna, dhe t’i lëmë anash të gjitha”.

Numri dy i PSD-së, se me këto vështirësi familjet përballën gati çdo ditë.
Sipas tij kanë kaluar gati 70 ditë prej kur është dorëzuar kërkesa për interpelancë në Kuvend dhe ende nuk i ka ardhur koha.

Visar Ymeri gjatë kësaj konference tha se me çështjen e pagës minimale janë marrë gati qe një dekadë.

“Kanë kaluar saktësisht 9 vjet e 105 ditë prej kur institucionet e Kosovës janë marrë me çështjen e pagës minimale dhe kështu kanë harruar të kujdesen për vështirësitë ekzistenciale dhe përditshmërinë e punëtorëve në Kosovë”.

Ndër të tjera ai tha se të jesh i varfër do të thotë të mos kesh ushqim të mjaftueshëm.

“Të jesh i rrezikuar nga varfëria do të thotë të mos kesh ushqim të mjaftueshëm; do të thotë të jesh i uritur ose të ushqehesh me ushqim që nuk mban kaloritë e nevojshme dhe nuk i shëndetshëm, të jesh i rrezikuar do të thotë të mos mbërrish fundin e muajit pa e hapur fletoren e huasë tek dyqani i lagjes”.

Poashtu u prezantuan propozime konkrete sesi mund të përditësohet dhe funksionalizohet paga minimale, si në vijim:

·Duhet të ndërmirret masë urgjente që paga minimale të rritet në shumën prej 250 euro;
·Kjo rritje duhet të përfshijë të gjithë të punësuarit pa dallim moshe dhe gjinie;
“Ne duhet të kalojmë nga koncepti i pagës minimale tek ai i pagës për të jetuar. Pra nga paga për të mbetë gjallë, te paga për të jetuar më mirë”, shtoi për fund z. Ymeri.

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:06 | Xh.I. | 205 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm