Përmbytjet në Iran lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare
bota
Përmbytjet në Iran lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare

Përmbytjet në Iran lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare

Përmbytjet shkatërruese në Iran kanë lënë dy milionë njerëz në nevojë për ndihma humanitare, thanë organizatat bamirëse të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Sipas tyre, përmbytjet kanë lënë së paku 78 njerëz të vdekur dhe mbi 1,000 të tjerë të plagosur, ndërsa kanë dëmtuar rrugë, shtëpi, ura dhe toka bujqësore.

“Rreth 10 milionë njerëz në 2,000 qytete dhe qyteza janë prekur”, thanë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, miratoi të hënën tërheqjen e dy miliardë dollarëve nga Fondi Kombëtar i Zhvillimit, për të ndihmuar të prekurit, përcjell rel.

“Përdorimi i Fondit Kombëtar të Zhvillimit është i autorizuar nëse nuk ka burime të tjera”, tha Khamenei në një letër drejtuar presidentit të Iranit, Hassan Rohani.

Irani, sidomos pjesa lindore, është përfshirë nga përmbytjet qysh më 19 mars, si pasojë e shirave të furishëm.

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:04 | Xh.I. | 290 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm