VMRO-ja dorëzon vërejtjet e saj për propozim Ligjin për Prokurorinë Publike
maqedonia
VMRO-ja dorëzon vërejtjet e saj për propozim Ligjin për Prokurorinë Publike

VMRO-ja dorëzon vërejtjet e saj për propozim Ligjin për Prokurorinë Publike

Shkup, 15 prill - Opozita i ka dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë të gjitha vërejtjet ndaj propozim-Ligjit mbi Prokurorinë Publike. Ndonëse nga VMRO-DPMNE-ja nuk i bëjnë të ditura kërkesat, burime nga grupet e punës thonë se partia e Hristijan Mickoskit nuk ka lëvizur nga qëndrimet lidhur me fatin e Prokurorisë Speciale Publike dhe akuzat e ngritura nga ekipi i Katica Janevës.

VMRO-ja këmbëngul në kërkesën e saj për ndërprerjen e të gjitha akuzave të ngritura pas 30 qershorit 2017, respektivisht opozita thirret në Ligjin mbi PSP-në, dispozitat e të cilit i japin të drejtën ekskluzive Speciales që akuza të shtrojë deri në fund të qershorit të vitit 2017. Sa i përket fatit të Speciales, opozita kërkon që ky organ special i akuzës të funksionojë në kuadër të Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa ndryshimeve t’i bashkëngjitet edhe largimi i Katica Janevas dhe disa prokurorëve nga ekipi i saj. Dikasteri i Renata Deskoskës i ka cilësuar në kundërshtim me rekomandimet evropiane kërkesat e opozitës, duke shtuar se pranimi i tyre vë në pikëpyetje datën për bisedime me BE-në. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, dallimet kryesore mbeten akoma të theksuara duke shtuar se grupet e punës do të vazhdojnë derisa dallimet të tejkalohen. Jo zyrtarisht, grupet mbrojnë idenë që çështja të merr epilog si rezultat i takimit të liderëve. Javën e kaluar kryeministri Zoran Zaev dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska kanë pritur në takim liderin e opozitës Hristijan Mickoski dhe negociatorin e opozitës, Toni Menkinovski. Burimet flasin për një takim të ngjashëm edhe ditën e premte, por shumica dhe as opozita nuk konfirmojnë një gjë të tillë.

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:25 | Xh.I. | 2,110 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm