Në Sudan vazhdojnë protestat, pavarësisht përmbysjes së presidentit
bota
Në Sudan vazhdojnë protestat, pavarësisht përmbysjes së presidentit

Në Sudan vazhdojnë protestat, pavarësisht përmbysjes së presidentit

Organizatorët e protestave në kryeqytetin e Sudanit, Kartum, thanë se "duan të çmontojnë plotësisht" shtetin që ka krijuar udhëheqësi tashmë i përmbysur, Omar al-Bashir.

Një zëdhënës i tyre tha se autoritetet e regjimit të kaluar duhet të vihen në gjyq.

Bashir u përmbys nga ushtria javën e kaluar, pas 30 vjetësh në pushtet, ndërsa këshilli i formuar ushtarak tha se zgjedhjet do të mbahen brenda dy vjetësh.

Por, protestuesit mbeten në kampe jashtë selisë së ushtrisë në Kartum, duke kërkuar formimin e menjëhershëm të administratës civile.

Sipas disa njoftimeve, të hënën ka pasur përpjekje për t'i shpërndarë protestuesit, por ata i kanë bashkuar duart, ndërsa trupat janë zmbrapsur nga konfrontimi.

Turmat brohoritën "liri" dhe "revolucion", ndërsa i bënë thirrje ushtrisë për mbrojtje, citon BBC dëshmitarët.

Protestuesit thonë se vazhdojnë të mbeten në rrugët e Kartumit, nga frika se udhëheqësit e grushtshtetit ushtarak janë shumë të afërt me presidentin e përmbysur, Bashir.

Bashir është subjekt i dy urdhërarrestimeve ndërkombëtare, të lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

Ai akuzohet për organizimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit në rajonin Darfur të Sudanit, në periudhën 2003-2008.

Bashir, i cili tani është në paraburgim, i mohon këto akuza.

Rënia e tij pasoi disa muaj trazira që filluan në dhjetor, për shkak të rritjes së çmimeve.

Së paku 38 vetë u vranë në protesta.

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:16 | Z.H. | 291 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm