Detaje nga grabitja e bankës NLB në Shkup
maqedonia
Detaje nga grabitja e bankës NLB në Shkup

Detaje nga grabitja e bankës NLB në Shkup

Shkup, 15 prill - Rreth orës 10 e 30 minuta të paradites së sotme është grabitur filiali i bankës NLB që gjendet përballë komunës së Çairit. Gjatë hyrjes së dhunshme grabitësit kanë sulmuar fizikisht 26 me iniciale E.E që ka punuar si sigurim i Bankës. Pasoja tjera për punonjësit dhe klientët e pranishëm nuk ka pasur.  Alsat, nga burimet jozyrtare mëson se janë vjedhur rreth 100 mijë euro. Gjithashtu Alsat ka siguruar edhe pamjet e automjetit Golf 5 që po digjej rreth 2 kilometra nga filiali i bankës. Me këtë makinë sipas policisë besohet të jetë kryer sulmi nga katër persona të armatosur.

Vetura me të cilën dyshohet se është bërë grabitja është sjellë në këtë vend këtu dhe më pas është djegur, autoritetet po vijnë për të bërë ekspertizën. Ndërsa grabitësit janë larguar në drejtim tjetër, por si dhe me çfarë ende nuk dihet.

Drejtori i Bankës Antonio Argir deklaroi se ende nuk mund të thonë asgjë konkrete, por me rëndësi është që nuk ka viktima.

"Mirë janë, ajo është më me rëndësi se nuk ka viktima, ka pak të lënduar por gjithçka do të jetë në rregull”, tha Antonio Argir nga  NLB Tutunska Banka.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta para orës 11, në bankën e cila ndodhet përball komunës së Çairit. Autorët me armë, kanë hyrë me dhunë në bankë kanë marrë paratë dhe janë nisur në drejtim të panjohur. Autoritetet e bankës thonë se klientët e tyre po ashtu edhe të punësuarit janë të sigurte dhe se po bashkëpunojnë me autoritetet për të zbardhur rastin.

Dëshmitarët që refuzojnë të flasin para kamerave thonë se pasi kanë kryer grabitjen sulmuesit jashtë bankës kanë shtënë në ajër dhe janë larguar me shpejtësi. Qytetarët e anketuar thonë se ky rast ka rritur pasigurinë në mesin e tyre.

Çfarë të sigurte, kurse vjedhin bankat, plaçkitin, nuk mundet me qenë të sigurte këtu.

Jo jo, as në autobus askund, por patjetër të udhëtosh.

Të sigurte këtu asnjëherë. Nuk jemi të sigurte në këtë shtet aspak. As në treg, as rrugës as në shtëpi.

Kjo nuk është hera e parë e sulmit në Banka. Një bankë tjetër kohë më parë ishte vjedhur në Lagjen Vizbeg dhe një në Qendër të kryeqytetit, autorët e të cilëve ende nuk janë kapur.

© ZHURNAL 15.04.2019, 16:13 | Xh.I. | 11,065 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut