Mançevski: Do të kërkojmë kuadër për negociata me BE-në edhe jashtë institucioneve
maqedonia
Mançevski: Do të kërkojmë kuadër për negociata me BE-në edhe jashtë institucioneve

Mançevski: Do të kërkojmë kuadër për negociata me BE-në edhe jashtë institucioneve

Shkup, 15 prill - Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në bashkëpunim me resorë të tjerë kërkon mënyrë për tërheqjen e kuadrit edhe prej sektorit publik edhe jashtë institucioneve për përfshirje në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, deklaroi sot ministri resor, Damjan Mançevski.

Ai vlerëson se shteti do të jetë i gatshëm t'u përgjigjet kërkesave me kapacitetin e nevojshëm të kuadrit kur të fillojnë negociatat.

"Së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Sekretariatin për çështje Evropiane dhe me Ministrinë e Financave jemi duke punuar në propozimin me të cilin do të mundësohet mënyrë, shpresojmë, që do të tërheqë njerëz edhe prej institucioneve të tjera në kuadër të sektorit publik por edhe jashtë institucioneve të bashkohen në procesin e negociatave. Kjo është diçka për të cilën duhet të punojmë gjatë muajve të ardhshëm, të reagojmë normalisht shpejtë dhe me të vërtetë vlerësoj se do të jemi të gatshëm në atë moment kur të fillojnë negociatat t'u përgjigjemi kërkesave", deklaroi Mançevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para debatit publik për ndryshimet e ligjeve për sektor publik dhe nëpunës administrativë.

Siç theksoi Mançevski, në aspektin e kuadrit jemi të gatshëm për sektorët kryesorë gjithçka bëhet në rend dite për negociatat duke e pasur parasysh skriningun vijues, por do të duhet të punohet në kapacitetin për sektorët e tjerë.

Do të punohet, siç paralajmëroi, në më shumë fusha që të tërhiqen personat për t'u kyçur në negociata. Në institucione, vlerëson ai, ka kapacitete të cilat duhet të drejtohen në vende të vërteta.

"Normalisht është se një prej aspekteve gjithsesi është motivimi më i madh nga aspekti financiar, por nuk është gjithmonë edhe kjo, ndonjëherë njerëzit kërkojnë edhe një lloj tjetër të zhvillimit profesional dhe mundësi të kyçen në këto, do të thosha procese historike. Do të punohet në disa fusha përmes së cilave do të tentojmë të tërheqim njerëz jo vetëm nga jashtë por edhe prej institucioneve, pasi kemi kapacitete në institucionet që duhet t'i gjejmë dhe t'i kanalizojmë në vendin e duhur. Gjithsesi dinamika do të jetë siç do të vijojë hapja e kapitujve. Në sektorët që bëhet në rend dite edhe nuk është ashtu e keqe gjendja, por pasojnë menjëherë edhe sektorë të tjerë të cilët do të hapen dhe duhet punuar shpejtë", tha Mançevski.

Në një koment në paralajmërimin për transferimin e të punësuarve në sektorin privat, ministri resor potencoi se nuk ka nevojë të druhet prej braktisjes dhe se aktivitetet e tilla do të ndodhin në fund të këtij viti.

"Nuk ka nevojë të druajnë nga asgjë, gjithçka do të jetë në mënyrë vullnetare, por është fakt se duhet të bëjmë diçka në pjesën e reformës në sistem dhe optimizimin e të punësuarve në sektorin publik, situatë status kuo nuk mund të mbetet", tha Mançevski. /Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.04.2019, 14:43 | Z.H. | 799 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut