Pas debatit në parlament, Holanda nis mocion për rikthimin e vizave
shqiperia
Pas debatit në parlament, Holanda nis mocion për rikthimin e vizave

Pas debatit në parlament, Holanda nis mocion për rikthimin e vizave

Tiranë, 15 prill - Një grup prej katër anëtarësh në parlamentin e Holandës ka nisur një mocion për të anuluar udhëtimin përkohësisht pa viza për shtetasit shqiptarë në Zonën Shengen.

Më datë 11 prill parlamenti holandez debatoi mbi këtë mocion, duke siguruar mbështetjen e shumicës. Tani Parlamenti do t’i kërkojë qeverisë së Holandës t’i propozojë Komisionit Evropian të iniciojë procedurën e “frenimit emergjent”, i cili mundëson pezullimin e udhëtimit pa viza.

Mocioni u paraqit nga ana e Sekretares së Grupit të Kristian-Demokratëve Madeleine van Toorenburg, deputetit Jeroen van Wijngaarden, deputetit tjetër socialist Jasper van Dijk si dhe Nico Drost nga Bashkimi Kristian. Ata argumentuan se kjo iniciativë është “për të frenuar krimin e organizuar në vend”.

Deputetët që kanë propozuar pezullim të vizave për shqiptarët në “Shengen” vunë në dukje se ka pasur një rritje të konsiderueshme në aktivitetet kriminale nga mafia shqiptare në Holandë dhe këto organizata kriminale po abuzojnë me mundësinë e udhëtimit nëpër Evropë pa viza dhe kështu zgjerojnë më tej rrjetin e tyre të kontrabandës, shkruan faqja zyrtare e Shengen.

© ZHURNAL 15.04.2019, 14:42 | Xh.I. | 634 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut