"Surfo, por shpërndaj me kujdes", quhet projekti i ri edukativ nga Policia e Tetovës
maqedonia
"Surfo, por shpërndaj me kujdes", quhet projekti i ri edukativ nga Policia e Tetovës

"Surfo, por shpërndaj me kujdes", quhet projekti i ri edukativ nga Policia e Tetovës

Tetovë, 15 prill - Policia e Tetovës filloi një projekt edukativo-parandalues me qëllim që t'u theksojë nxënësve të shkollave fillore se mund të ballafaqohem me pasojat ligjore gjatë keqpërdorimit eventual të të dhënave personale në rrjetet sociale në internet, por edhe si të mbrohen prej procedurave të njëjta. Projekti i titulluar "Surfo, por ndaj me kujdes" e zbaton Sektori për parandalim në bashkëpunim me Vetëqeverisjet lokale të Tetovës dhe Gostivarit.

"Nëpunësit policorë të trajnuar me profesionalizëm, në orë të veçanta do t'u sqarojnë nxënësve si dhe për çfarë duhet pasur kujdes kur ndajnë të dhëna personale dhe fotografi në rrjetet sociale, gjegjësisht se si në mënyrë më efikase të mbrohen prej keqpërdorimeve të të dhënave të tyre, fotografive apo video klipeve të xhiruara. Nxënësit, gjithashtu, më afër do të njoftohen edhe me implikimet ligjore nëse ato rastësisht ose me qëllim i keqpërdorin të dhënat personale të personave të tjerë", deklaroi zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski.

Është paraparë ligjëratat e projektit t'i ndjekin 3500 nxënës të klasës së shtatë prej gjithsej 215 paraleleve në 92 shkolla fillore në rajonin Tetovës dhe të Gostivarit mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke. Nëpunësit policorë projektin do ta zbatojnë deri në fund të muajit maj./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.04.2019, 13:04 | Z.H. | 886 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut