Shtyhet gjykimi për rastin "Titanik", shkak mungesa e gjykatësit Stavrev
maqedonia
Shtyhet gjykimi për rastin "Titanik", shkak mungesa e gjykatësit Stavrev

Shtyhet gjykimi për rastin "Titanik", shkak mungesa e gjykatësit Stavrev

Shkup, 15 prill - Gjykimi për lëndën "Titanik" të PSP-së vazhdon më 23 prill, pasi seanca e sotme është anuluar për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev.

"Titanik" gjendet në procedurë dëshmie dhe prezantohen prova materiale të propozuara nga PSP. Bëhet fjalë për rreth 5.900 prova materiale. Prezantohen dokumente personale si kërkesa për dhënie të letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, fragmente nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera.

Kryetar i Trupit gjykues është gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja e PSP-së, Lile Stefanovska.

Përveç ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, në "Titanik" të akuzuar janë Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Birshkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kirill Todorvski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjkan Nakievski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkeljen e së drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 15.04.2019, 12:02 | Z.H. | 599 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Spasovski: Humbën një kolegë të ndershëm