Katër veprimet e para që duhet të bëni kur digjeni papritur
medicina
Katër veprimet e para që duhet të bëni kur digjeni papritur

Katër veprimet e para që duhet të bëni kur digjeni papritur

Nga pakujdesia në gatim ose në hekurosje ndodh që ndonjëherë të digjemi papritur dhe në ato momente nga dhimbja nuk i mendojmë mirë veprimet.

Por nëse i lexoni ato mund ti mbani mënd për herën tjetër ose ti ruani ato në telefonin tuaj në mënyrë që dhimbja të kalojë më lehtë:

Uji i ftohtë: në vendin e djegur është pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë. Qëllimi është që vendi i djegur të ftohet. Mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat.

Qumështi: Zhytni dy pjesë të një pëlhure të pastër në ujë të ftohtë. Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur. Edhe atë e hiqni pas 15 minutave. Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore. Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve

Lëngu i qepës : Është veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionistë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie. Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e vendosin në vendin e djegur. Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese, transmeton “Living”.

Të bardhët e vezës: Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave. Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët. Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës.

© ZHURNAL 15.04.2019, 11:29 | L.E. | 996 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Ziadin Sela "kryeministër" e Ali Ahmeti lider i opozitës, thotë anketa më e re ?!
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive: Siljanovska e VMRO-së qëndron në shtabin zgjedhor të Blerim Rekës në Çarshinë e Shkupit
LIVE: Ali Ahmeti: Unë ofrova kandidat të përbashkët shqiptar, Ziadini dhe Bilalli e refuzuan me përbuzje
Jozyrtarisht: Hekuran Duka i BDI-së në epërsi në komunën e Dibrës
BDI përsëri mposht Aleancën dhe Besën në Dibër
LIVE: Ahmeti: Kur ne bojkotuam Ivanovin, vetëm Sela e Reka e kanë votuar për president!
Fërçkoski nuk ka mohuar autenticitetin e zërit të tij dhe të Albert Musliut